• |
ide | kryesore

Hodhi në erë objektin në ndërtim në Shëngjin, arrestohet pas 6 muajsh autori i dytë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në Lezhë, në dhjetor të vitit 2020. Në bazë të provave të grumbulluara, policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin me iniciale A. S., banues në Fushë Krujë.   Akuzat që rëndojnë mbi të janë: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”. Më parë është vënë në pranga autori tjetër i dyshuar për vendosjen e sasisë së eksplozivit në një objekt në ndërtim.

Më 19 dhjetor 2020 këta dy persona dyshohet se kanë vendosur në Shëngjin, në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *