• |
ide | kryesore

Prej katër ditësh në flakë, vatra të reja zjarri në malin e Tomorrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej katër ditësh, flakët në kurorën me pisha në malin e Tomorrit vijojnë të jenë prezente. Nga autoritetet njoftohet se ende nuk është mundur që të bëhet shuarja e flakëve, ndërsa gjatë natës janë përhapur disa vatra të reja të zjarrit. Si pasojë e erës së madhe gjatë ditës së djeshme si edhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur edhe më shumë.

Sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit deri me tani janë djegur rreth 20 hektarë.Për ndezjen e zjarrit janë arrestuar Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç  ndërsa 3 të tjerë B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç,  po ndiqen në gjendje të lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *