• |
ide | kryesore

Kreu i SPAK: Shumë shpejt do të bëjmë publike abuzimet me fondet publike, të përfshirë edhe politikanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SPAK, Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në konferencën me titull “Sfida dhe lufta ndaj korrupsionit” e cilësoi risi faktin që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pronave dhe parave që rrjedhin nga struktura kriminale. Ai shtoi se ndaj tyre kërkohet të bëhet evidentimi i abuzimeve me fonde publike. Në këtë drejtim, Kraja paralajmëroi se do të ketë shumë shpejt të reja.

“Kemi objektiv vendosjen e kontakteve me BE. Është e rëndësishme. Jemi në proces bashkëpunimi me BE. Ajo që kemi konstatuar ka të bëjë me faktin e pandëshkueshmërisë. Kjo ka ardhur nga mosfunkionimi i sistemit, prokurori, gjykatë që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, dënimin e personave që shkelin ligjin. Po shohim çdo ditë gjyqtarë dhe prokurorë që përfshihen në veprimtari që shkelin ligjin. Në këtë sens, është një mekanizëm që duhet të funksionojë si një i tërë. Ndëshkueshmëria e atyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë një vijë ndarëse.

Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër duhet të marrin përgjegjësitë për atë që bëjnë. Këtë vit kemi pasur në disa raste, edhe dënime për pastrim të produkteve të veprave penale, përfshirë dhe konfiskimet. Mendoj që është risi dhe përparësi që kemi vendosur.

Ne jemi të vendosur për të ndaluar çdo pasuri kriminale, sepse është e paligjshme ta administrojnë dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet produkt më shumë në evidentimin e shkeljeve të fondeve publike. Bëhet fjalë për politikanë.

Kjo është një përparësi e jona, e cila po vlerësohet çdo ditë dhe shpejt do të kemi rezultate konkrete që do i bëjmë publike. Ne kemi vullnetin e mirë për të punuar dhe vepruar. Ajo që dua të them është që kjo që po bëjmë është në të mirën e vendit, sepse duhet të ikë imazhi i keq, në kuptimin që te ne janë institucionet e korruptuara”, tha Kraja.



11 Comments

  1. Arben Kraja, megjithese flitet shume pozitivisht per te si person nga ata qe e njohin nga afer, paka bere deklarate per ata qe nuk e njohin drejtesine si dhe menyren e funksionimit te shtetit. Si ish-nenkryetar i KLSH nga fundi i viteve 90, ai e di mire se si abuzohet me financat publike dhe se abuzimet me fondet publike i bejne vetem politikanet, nepunesit e administrates maksimumi mund te jene seksere. Por keto gjera i di edhe si prokuror qe ka punuar ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ka patur edhe aty dosje “te nxehta” si ajo e Rruges se Kombit. Z. Kraja, e di mire se ligji 10192 i quajtur ndryshe si ligji antimafia,ka filluar sekuestrimin e pasurive qe supozohen se vine nga krimi, qe ne vitin 2010. Pra as ketu nuk kemi asnje sukses te SPAK-ut. Se fundmi dhe me e rendesishmja, sado deklarate te bujshme te behen dhe sado te perdoren frazat stereotipe si “drejtesi e re po funksionon” etj. z. Kraja e di mire, sic e dine te gjithe ata qe kane nje llogjike pak nen mesataren e lart, se politikanet ne pushtet, NUK PREKEN, maksimumi shkohet tek ndonje sekretar i ndonje zv/drejtori ne administraten e ulet. Ata qe jane lart dhe qe nuk lene gje pa marre, ata ia dine njeri-tjetrit te gjitha dhe askush prej tyre nuk ka per t’u denuar. Te pakten deri ne fund te mandatit.

  2. Thuhet se: “Kemi objektiv vendosjen e kontakteve me BE. Është e rëndësishme. Jemi në proces bashkëpunimi me BE….. “. Nje pyetje prej katunari: “Me ke i keni pasur kontaktet deri dje ne mbremje….” dhe aman se mos na del qe Udhi-qi-heqesi ine eshte i korruptonjur, aman bre mos na e beni kete se edhe piçken e fundit te djerses qe i kullonte nga bitha e investoi tek sarajet. Aman na e r.ruani ate se pa nje te semure te certifikuar atdheu ine nuk ben dot perpara-mbrapa.
    Kesaj i thone: çorganizim i mireorganizuar i sistemit te drejtesise….
    Po ca do kerkoni e do gjeni mor aman kur edhe femijet e dine cilet jane monstrat e ketij vendi, cfare prisni ti lidhni, jo tu tregoni prangat, por ti LIDHNI me zinxhire.
    Minimalisht justifikoni rrogat qe merrni, ne respekt dhe permbushje te detyres qe u eshte ngarkuar me ligj

  3. Në një konferencë shtypi të datës 5 gusht 2013 (pra 40 ditë përpara se Edi Rama të formonte qeverinë e tij të parë), Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, publikoi përmasat e kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacione me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”.

    Bastoni përmendi si zona problematike Shkodrën, Fierin, Vlorën, etj., por theksin e vuri tek Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”. Sipas Bastonit, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliardë euro.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *