• |
ide | kryesore

Konfirmohen edhe tre raste të reja me variantin “Delta” në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Planet



Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe tre raste të tjera me variantin “Delta” të koronavirusit. Mediat raportojnë se një nga rastet pozitive është 43-vjeçar nga Velesi i cili ndodhet i shtruar në repartin infektiv të Spitalit të Velesit.

Dy rastet e tjera janë konfirmuar në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup. Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë, të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit.

“Në Laboratorin për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Spitalin Klinik Zhan Mitrev në Shkup dje u identifikuan dy pacientë pozitivë me llojin delta të SARS-CoV-2 (B.1.617.2), i cili zyrtarisht konfirmoi që ky lloji i virusit është përhapur në Maqedonia.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *