• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël i Neymar e Paqueta, Brazili në finale: Selecao kërkon trofeun e10 të Kupës së Amerikës

-Instant, Sport, Video



Brazili është finalisti i parë i Kupës së Amerikës 2021: në Rio de Janeiro, 5 herë kampionët e botës mposhtën Perunë 1-0. Në Rio de Janeiro, Selecao e gjeti veten sërisht përballë peruanëve, që i kishte mundur 4-0 edhe në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Megjithatë, në gjysmë-finalen u luajt një ndeshje krejtësisht ndryshe.

Formacioni i Tites krijoi shumë, por Gallese mbajti në lojë të tijët me ndërhyrje spektakolare, duke u dorëzuar vetëm në minutën e 35, kur Neymar kaloi markaturën e dyfishtë të Ramos e Callens e i dhuroi Paquetá një asist të pamundur për tu gabuar. Brazili ofensiv dhe Peurja pritëse ishte panorama e pjesës së parë, por në të dytën miqtë në disavantazh nuk kishin më cfarë të mbronin dhe trembën kampionët me Lapadulën i bllokuar nga Ederson.

Peruja provoi me të gjitha mundësitë që kishte të thyentë prapavijën e Tites, por e bënte gjithnjë me tentative nga jashtë zonës ose goditje standarte, pa mundur ti krijojë vështirësi reale portierit të Manchester City, që bllokoi edhe tentativën e Garcias. Brazili avancon kështu në finalen e Kupës së Amerikës e prêt tashmë një mes Argjentinës e Kolumbisë për tentuar suksesin e dytë radhazi dhe të dhjetin në histori të këtij kompeticioni. Dështon, ndërkohë, finalja e dytë radhazi për Perùnë, që do të provojë të paktën për herë të dytë të gjejë podiumin, pas edicionit të 2019, në ndeshjen për vendin e tretë.

https://www.youtube.com/watch?v=kEC-7zTnScY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *