• |
ide | kryesore

Interpol Tirana ekstradon nga Spanja të dënuarin për trafik emigrantësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Interpoli e ka gjetur në Spanjë dhe e ka kthyer më në fund në Shqipëri, Luan Bundon, 64 vjeç, të dënuar për trafik emigrantësh dhe mashtrim para pesë vjetësh. Bundo kishte marrë përsipër të dërgonte një bashkatdhetarin e tij në Australi, ilegalisht, kundrejt pagesës, mirëpo në rrugëtimin e tyre nëpër Indonezi, çuditërisht “klienti” ka humbur, është zhdukur.

Bundo është arrestuar në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ndaj Bundos ishte nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e kishte dënuar me 10 vjet burg për “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dheme 2 vite të tjera burg për mashtrim.

Luan Bundo i kishte premtuar M.P se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me Bundon, pritej të kalonin ilegalisht për në Australi. Por, familjaret e M. P i kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *