• |
ide | kryesore

“Jot ëmë nuk të do këtu, as ne”: parrullë e tifozëve të PSG kundër transferimit të Pogba

-Instant, Sport



“Pogba, duhet të dëgjosh mamanë tënde: ajo nuk të do këtu, as ne”, me këtë frazë tifozët e PSG i presin rrugën Paul Pogba edhe para ardhjes së mundshme të mesfushorit në kryeqytetin francez. Zërat për transferimin e lojtarit të United janë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe mbështetësit parisienë nuk presin të bëhet fakt përpara se të thonë fjalën e tyre. Në fakt, ata kanë shfaqur një banderolë ku është shkruar kjo frazë për t’i thënë jo transferimit. PSG po vë dominon merkaton dhe kështu pas Donnarumma dhe Sergio Ramos mund të jetë radha e ish-lojtarit të Juventusit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *