• |
ide | kryesore

“Turp për shtetin që Fidel Ylli dhe Elez Gjoza bëhen trajnerë”: komenti i trajnerit për Caljan ‘fik’ ministren

-Instant, F1, Sport

Vendin e katërt të Briken Çaljes në Tokio 2020 kanë dashur ta festojnë të gjithë, ashtu si zakonisht personalitetet shtetësore duan një pjesë të protagonizmit, por këtë herë cështja ka marrë një rrugë tjetër përmes një shkelje skandaloze që është bërë: peshëngritësi që synonte medaljen ishte në Japoni pa trajnerin e tij.


Pikërisht në urimin e Ministres Evis Kushi, për të përshëndetur arritjen e sportistit, ka ardhur edhe një kritikë djegëse që ka zbuluar abuzimin. Një figurë e njohur e peshëngritjes, trajneri Leonard Toska, ka denoncuar absurditetin e mosdërgimit në Tokio, me Çaljen, të trajnerit të tij, ndërsa në vend të tij rolin në Olimpiadë e ka kryer presidenti i FSHP-së, Gjoza. “Zonja Ministre, keqmenaxhimi i Elezit dhe i Fidelit kur këta dy zotërinj janë bërë trajnerë, është turp për shtetin shqiptar”, shkruante trajneri i skuadrës së Shtërmenit.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu