• |
ide | kryesore

Ministri i Mbrojtjes ‘bëhet i gjallë’: Kemi 8 vatra zjarri aktive. Kritike situata në Karaburun, Përmet, Fier e Shijak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga zjarret që kanë pushtuar Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se aktualisht janë 8 vatra aktive zjarri. Ai thotë se janë angazhuar dhe Forcat e Armatosura sidomos në zonat e Karaburunit, Shijakut, Përmetit dhe Fierit. Ministri i bën thirrje qytetarëve që të jentë të kujdesshëm në zonat që paraqesin rrezik për shkak të thatësirës. Peleshi i fton ata që të denoncojë çdo rast të zjarreve apo dhe personave që bëhen shkaktarë.

Postimi i Niko Peleshit:

Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim. Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm.

Më herët për këtë situatë ka reaguar dhe zv. Ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici e cila njoftoi se zjarri që ka përfshirë Ksamilin është vendosur nën kontroll. Ajo i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe i paralajmëron se do të përballen me ligjin nëse konstatohen se ndezin zjarre me qëllim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *