• |
ide | kryesore

Përmet, policia shpëton 7 turistët e bllokuar në kanionin e Langaricës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Përmet, policia shpëton 7 turistët e bllokuar në kanionin e Langaricës



Policia e Shtetit

Ditën e sotme, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe shërbimet e tjera që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.



2 Comments

  1. Sepse ne terrenin turistik te ministres Kumbarise gjendja eshte dram..pa sinjalistika treguese, pa guida dhe pa siguri. Ne plazhe nuk ka fare baywatch imagjino neper lumenj haaa

    1. O rrot kari, nuk ka faj asnje minister apo shqiptar qe disa basterdeve te huaj u do qejfi te shkojne ne zona te pabanuara.

      Aty ne kanione ti linin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *