• |
ide | kryesore

Berat/ Plagoset një 42-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta në Berat, aty ku një 42 vjeçar është qëlluar me thikë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Detaje nga policia: 

 

Sot rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G.D., ka goditur me mjet mprerës shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *