• |
ide | kryesore

Dështon rezoluta për Marrëveshjen e Uashingtonit/ Shefja e grupit parlamentar të VV: Kërkuam që disa pika të mos ishin, mes tyre dhe Minishengeni

-Instant, Lajme, Të fundit



Mosvotimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të shihet si mosvlerësim i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë për Radion Evropa e Lirë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila thotë se është absurde që Lidhja Demokratike e Kosovës, të kërkojë nga qeveria aktuale të zbatojë këtë marrëveshje, pasi në të përfshihet edhe ‘mini-Shengeni’, nismë të cilën, ditë më parë, e kundërshtoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Kanë qenë disa pika për të cilën ne edhe në kohën kur ishim opozitë në kuvend kemi kërkuar që të mos jenë pjesë e çfarëdo marrëveshjeje eventuale, pika këto që ishin konfirmuar atëbotë nga vetë ish-kryeministri, Avdullah Hoti se nuk do të jenë pjesë. Njëra prej tyre është ‘mini-Shengeni’ apo tash i riemëruar si ‘Open Balkan’ dhe tjera kishte të bënte me ndarjen e resurseve të Kosovës në shfrytëzim me Serbinë siç është rasti i Ujmanit”, tha Kusari-Lila.

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

Të premten, Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë një rezolutë ku i bëhej thirrje Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti që të zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Kusari-Lila tha se Qeveria Kurti mbetet e përkushtuar për një partneritet strategjik me SHBA-në.

“Janë dy parime përmbajtjesore. E para është që në asnjë mënyrë ose në asnjë formë mosmbështetja e kësaj rezolute sot nuk lidhet me mosvlerësimin e rolit të SHBA-së, e kundërta. Si Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeveria e Kosovës mbeten të përkushtuara në një partneritet strategjik, i cili është i veçantë për Kosovën dhe popullin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin në të gjitha sferat në veçanti edhe në raport me procesin e dialogut. Parimi tjetër është që Kosova në dialogun nuk hyn si palë e cila duhet të konsiderojë se duhet të vazhdojë të bëjë kompromise të mëtutjeshme, por si dy shtete që do të diskutojnë për një të kaluar, ku Serbia ishte agresori dhe Kosova viktima”, tha Kusari-Lila.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Marrëveshja e Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike ndër të tjera, parasheh angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore./ REL



4 Comments

  1. Opozitaret ne Kosove, duke mos pasur shprese se do fitojne 30% te votave te gjithe se bashku, tani me kete rezolute u munduan te “percajne” VV me amerikanet. Harrojne te mjeret qe as heren e pare nuk ishte VV kunder amerikaneve, e bile as kunder Trump, por ishte kunder Bolton dhe lobuesit serb Grenell.E si mund te jete tani kunder Biden, mikut te madh te shqiptareve, pro te cilit edhe u pozicionuan ne zgjedhjet amerikane? Natyrisht kjo sdo te thote qe marreveshjet e demshme te nenshkruara pothuasje me dhune nga Grenell,t’i perkrahim. Dhe e mira eshte qe administrata e Biden i mirekupton shqetesimet qe ka Kosova, ne lidhje me dy pika te asaj marreveshjes, Ujmanit dhe Minishengenit. Nuk mund t’i japim hise serbeve ne Ujman, dhe nuk mund t’i bashkohemi Serbise, Fyromit dhe “deshires se Rames per ta fut dhe Shqiperine ne Minishengen(qe s’do i realizohet). As amerikanet dhe as gjermanet nuk duan krijimin e nje Minijugosllavie te re. Bile edhe Bullgaria eshte shqetesuar shume, sepse e di qe neser FYROM mund te nenshrkuaje marreveshje strategjike me serbine qe ne rast lufte te FyROMIT me ndonje shttet fqinj, Serbia i vjen ne ndihme(pra kur te doje FYROMI sulmon velelzerit tane shqiptare ne FYROM e ne sdo guxonim ti mbronim).A nuk mjafton vetem ky fakt qe Kosova dhe Shqiperia duhet te jene kudner Minishengenit ?

  2. Kta kllufat se dine qe me mire mut se i vogel. Ok bejini karshillik amerikes se ja u fut karin ne byth e ja u nxjerr ne goj. Sic ja u beri vjet

  3. Albi do ta ktheje kosoven shkemb graniti kunder imperialisteve amerikane si shoku enver dhe sovranistet e sotem. Natyrisht qe pas 40 ,50 viteve do kuptohet qe ka qene kohe e humbur kot ashtu si tek ne .

  4. Marveshje ne dëm te kosovës. Kosova nuk duhet e bëj asnje marveshje me serbine pa kerkuar falje kjo e fundit dhe ta njohi zyrtarisht. Ne te kunder te gjitha marveshjet do jene ne favor te serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *