• |
ide | kryesore

2 të dënuar tentojnë arratisjen me çarçafë nga burgu 313 në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të burgosur që ndodhen në ambientet e paraburgimit në burgun 313 kanë tentuar të arratisen nga qelitë. Sipas  Fax News, të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar të largohen nga qelitë.

Sipas informacioneve mësohet se ata kanë tentuar të kalojnë me anë te një çarçafi nga ajrosja në ambjentet e administratës së këtij burgu. Por plani ka dështuar , pasi ata janë kapur në kohë nga policia e Burgjeve dhe i kanë rikhyer serish në qeli.

Fax News tentoi të komunikojë zyrtarisht me drejtorinë e burgjeve për këtë informacion lidhur me personazhet që tentuar arratisjen por nuk kanë marrë përgjigje nga drejtoria e burgjeve.

Nuk dihet se kush janë personat që kanë tentuar të largohen nga burgu dhe për cfarë veprash penale janë arrestuar dhe mbahen në ambientet e këtij paraburgimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *