• |
ide | kryesore

Justin Bieber dhe Ariana Grande dhurojnë të ardhurat e fituara nga kënga “Stuck With U”

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se kënga e Ariana Grande dhe Justin Bieber, “Stuck With U” ka mbledhur mbi 3.5 milionë dollarë që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga koronavirusi, mjekëve dhe infermierëve.

Menjëherë pas publikimit të këngës më 8 maj, dy këngëtarët dhe menaxheri i tyre  , Scooter Braun’s SB Projects,  deklaruan se  fitimet e këngës do të përdoren për të ndihmuar familjet, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët e zjarrfikësit, të cilët ishin në vijën e parë të pandemisë. “Ndërsa bota po izolohej, ne po kërkonim mënyra se si mund të kishim një ndikim pasi ka qenë gjithmonë përparësia e Scooter, SB Projects e po ashtu edhe e artistëve. Ne ishim shumë të emocionuar që u bëmë partnerë me “First Responders Children’s Foundation”, të cilët kanë mbështetur ata në vijën e parë të pandemisë, si dhe familjet e tyre. Më shumë se një vit më vonë, ne jemi shumë krenarë të shohim se sa është mbledhur dhe çfarë është arritur. Falenderojmë Fondacionin për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në këtë punë”,deklaroi  Shauna Nep, nënkryetare e filantropisë për SB Projects.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *