• |
ide | kryesore

Crouch: “Natën shkoj në shtrat me gruan time e… Beckham”

-Instant, Sport



Në fushë, gjërat shkuan shumë mirë për Peter Crouch. Sulmuesi e përfundoi karrierën e tij me shumë arritje, mes skuadrave të mëdha dhe fanellës së kombëtares së Anglisë. E ish-sulmuesi i Liverpoolit ka gjetur tani një rrugë të re për të tërhequr vëmendjen, atë të tregimit të historive. Ai me sa duket di të përdorë fjalët ashtu siç bëri me topin në fushën e gjelbër. Deri në pikën që librat e tij janë një sukses kombëtar dhe se podkasti i tij javor është një nga ngjarjet kult të javës për dëgjuesit e radios. Për të mos përmendur intervistat. Kur Crouchy flet, e qeshura është e garantuar.

JETA MARTESORE – Prandaj, në një rrëfim shumë të veçantë për Daily Star, sulmuesi shtatlartë kthehet për të folur për jetën familjare. Crouch shpesh e ka bërë të qartë se gruaja e tij, modelja Abbey Clancy, nuk di shumë për futbollin dhe madje e telefononte edhe dhjetë minuta para fillimit të ndeshjes për ta pyetur se ku ishte. Por, sa i përket veshjeve, natyrisht, autoriteti në shtëpi është ajo. Dhe kështu, meqenëse Peter ka disa probleme në gjetjen e veshjeve që i përshtaten dy metrave lartësi të tij, zonja Crouch kujdeset për të. “Abbey zgjedh rrobat e mia dhe ajo është shumë e mirë për këtë. Kur shkoj me të dhe më gjen xhinse që më përshtaten, është gjëja më e mirë në botë.” Në fund të fundit, nëse rrinë mirë, ia vlen të blihen disa: “Unë kam disa këmisha që më përshtaten në mënyrë perfekte. Por zakonisht mëngët janë shumë të shkurtra për dikë si unë”.

BECKHAM – Por shija e Abbey për modën ka krijuar disa probleme mjaft të veçanta në shtëpinë e Crouch. Si fakti që duhet të flejë cdo natë me gruan e tij e … me David Beckham. “Linja e modës e Davidit gjithashtu ka pizhame dhe fustane. E duke qenë se më rrinë mirë, Abbey më bleu disa. Sigurisht, është një gjë e çuditshme të shkosh në shtrat me… pizhamet e Becks!” Por duke pasur parasysh vështirësitë në gjetjen e veshjeve të përshtatshme për një person kaq të gjatë, Crouch përfundimisht mund të mësohet me këtë situatë. Në fund të fundit, ai dhe Spice Boy ndanë dhomën e zhveshjes së ekipit kombëtar për disa vjet. Pra, nuk është se ka shumë vend për t’u … turpëruar!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *