• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri prezanton albumin e ri (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri, prej më shumë se një vit ka nisur përgatitjet për albumin e ri të quajtur, “Dafinë Moj”.

Derisa është në finalizim të këtij projekti madhështor, ajo ka ndarë me fansat se si do të duket kopertina e albumit të saj të ri. Këngëtarja, e cila në Instagram numëron 1.6 milion njerëz, vjen e veçantë e rrethuar me një tufë delesh e po ashtu duke mbajtur edhe një qingj në duar.

“Dedikuar një zonje të veçantë Melihate Zeqiri” – është e shkruar në kopertinën e albumit referuar nënes.

“Zonja dhe Zotërinj. Kopertina zyrtare e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë në rrjete sociale.

Urimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar. Nga ky album, Dafina përgjatë vitit ka lansuar disa projekte e bashkëpunime të suksesshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *