• |
ide | kryesore

Debutimi i Hysaj ‘peng’ i Correas: katër blerjet e Lazios mund të humbasin ndeshjen me Empolin

-Instant, Sport



Vera e Lazios është shumë e veçantë. Pas lamtumirës së papritur të Simone Inzaghi (sepse erdhi disa ditë pas konfirmimit) e ardhjes së Sarrit, klubi bardhekaltër ka lëvizur pak në merkato, por për momentin katër fytyrat e reja nuk janë regjistruar ende. Nëse Lotito nuk arrin të kryejë një transferim të rëndësishëm deri të premten në orën 12, Elseid Hysaj, Felipe Anderson dhe dy të tjerët do të humbasin ndeshjen kundër Empolit.

Problemi lidhet me indeksin e likuiditetit të imponuar nga FIGC, ose më saktë raportin mes shpenzimeve dhe të ardhurave të llogaritura gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore. Limiti është 0.6 dhe Lazio aktualisht është shumë mbi këtë vlerë, që për tu ulur kërkon një shitje të rëndësishme.

Rikthimi i Felipe Anderson, por edhe ardhja e Hysajt, i riu Luka Romero dhe Kamenovic janë pra në pritje për Serie A, si dhe rinovimi i kontratës së Stefan Radu. Për të qenë në dispozicion kundër Empolit ata do të duhet të regjistrohen deri të premten në orën 12, që do të thotë se duhet të ketë një likuiditet të konsiderueshëm deri në atë datë.

Për këtë vlen shitja e Joaquin Correa, në negociata me klube të ndryshme në Evropë. Përndryshe, duhet një rritje kapitali që garanton një injeksion të parave të mjaftueshme për të zyrtarizuar këto regjistrime në pritje. Presidenti Lotito është shprehur se është i qetë: “Me mua, rezultati është i garantuar, nuk ka shqetësim, ne do ti federojmë të gjithë në minutën e fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *