• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen tre makina, plagoset një grua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Makinat kanë goditur nga pas njëra-tjetrën. Nga aksidenti është bllokuar njëri krah i lëvizjes në superstradë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *