• |
ide | kryesore

VIDEO/ SHBA ka vënë 5 milionë USD shpërblim, Khalil Haqqani shfaqet në Kabul

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Khalil Haqqani, një nga terroristët më të kërkuar të SHBA ndër vite ka drejtuar lutjen e së premtes për luftëtarët talebanë në një nga xhamitë e Kabulit. I konsideruar si një nga terroristët më të rrezikshëm, SHBA kishte vënë për kokën e tij një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.


Tashmë ai është i lirë në rrugët e Kabulut ku është përshëndetur përzemërsisht nga turmat. Haqqani tashmë ka marrë një rol të rëndësishëm mes talebanëve që po përgatiten të ngrenë një qeveri të re.


Gjatë shfaqjes së tij në publik ai vijonte të qëndronte i armatosur. Pas predikimi të imamit, Haqqani i tha turmës: “Prioriteti ynë i parë për Afganistanin është siguria. Nëse nuk ka siguri, nuk ka jetë. Ne do të japim siguri, pastaj do të japim ekonomi, tregti, arsim për burrat dhe gratë. Nuk do të ketë diskriminim”.

Fjalimi i tij u përshëndet nga brohoritjet e turmës, duke treguar mbështetjen domethënëse për talebanët. Ai është pjesë e rrjetit Haqqani i cili ka luajtur një rol të madh në ngritjen e talebanëve në Afganistan.

Grupi u themelua nga komandanti muxhahedin Jalaluddin Haqqani në vitet 1970 dhe dyshohet se ndihmoi Osama bin Laden të arratisej nga Tora Bora në 2001. Khalil është vëllai i themeluesit të grupit dhe ata vazhduan të krijojnë një rrjet ndërkombëtar të mbledhjes së fondeve për terrorizmin. Krimet për të cilat ai akuzohet përfshijnë “pjesëmarrje në financimin, planifikimin, lehtësimin, përgatitjen ose kryerjen e akteve të kryera nga talebanët”.

The Taliban fundraiser, who also has links to Al Qaeda, has a $5million bounty on his head but was cheered on the streets of Kabul

Rrjeti Haqqani operon në zonat fisnore të Pakistanit. Ai gjithashtu ka vepruar në emër të Al Kaedës dhe ka qenë i lidhur me operacionet e saj ushtarake. Ekspertët kanë frikë se kjo ngre perspektivën se Al Kaeda po mirëpritet përsëri në Afganistan. Udhëheqësit talebanë kishin premtuar në bisedimet me zyrtarët amerikanë vitin e kaluar që të mos lejonin që vendi të bëhej një strehë e sigurt për xhihadistët.

Haqqani is part of the Haqqani network which has played a major role in the rise of the Taliban in Afghanistan

Një oficer britanik i inteligjencës i tha Zërit të Amerikës: “Fakti që Khalil al-Rahman Haqqani është në krye të sigurisë në Kabul është tronditës. Haqqani dhe Al Kaeda kanë një histori të gjatë së bashku. Ato janë të ndërthurura dhe nuk ka shumë gjasa që ata të ndërpresin lidhjet.”

Grupi i tij ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vdekjeprurëse në Afganistan, përfshirë sulmin me në hotelin me 5 yje “Serena” të vitit 2008 dhe bombardimin e kamionit të vitit 2017 pranë Ambasadës Gjermane, i cili vrau 96 persona. ©LAPSI.al

The Taliban fundraiser, who also has links to Al Qaeda, has a $5million bounty on his head but was cheered on the streets of Kabul before he led prayers at the city's biggest mosque

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu