• |
ide | kryesore

Video/ Humbja e dytë në katër ditë për Dortmund: Wolfsburg befasoi Hertha Berlin, Holtman magjeps Bochum

-Instant, Sport, Video



Befasinë në javën e dytë të Bundesligës e bën Borussia Dortmund me humbjen ndaj Freiburg. Skuadra Rose nuk përsëriti dot debutimin e suksesshëm dhe u dorëzuan 2-1 përballë golave të Vincenzo Grifo dhe Sallai për vendasit, ndërsa Dortmund shkurtoi diferencën vetëm me një autogol. Fitore në fundin e lojës me përmbysje për Wolfsburg në Berlin (2-1) dhe sukses edhe për Bochum, ndërsa Frankfurt-Augusburg përfundon 0-0 e Furth-Bielefeld 1-1.

FREIBURG-BORUSSIA DORTMUND 2-1
Dështim i keq për Borussia Dortmund në shtëpinë e Freiburg: humbja 2-1 ‘i dënoi’ të besuarit e Rose të qëndrojnë në kuotën e tre pikëve, pas fitores në debutim, ndërsa Freiburg u ngjit në katër pikë. Rezultatin e hapi Vincenzo Grifo, i cili nënshkroi avantazhin në minutën e 6’, ndërsa në të 53’ Sallai dyfishoi, duke vënë në siguri rezultatin. Në fakt, pas gjashtë minutash janë sërisht lojtarët e Freiburg që shënuan, por këtë herë në portën e tyre: një autogol i Keitel lejoi Dortmund të shkurtojë diferencën, por kaq nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e ndeshjes për Borussian, që pas humbjes në Superkupën e Gjermanisë të martën, bën një tjetër gabim.

FRANKFURT-AUGUSBURG 0-0
Asnjë gol e pak emocione mes Frankfurtit dhe Augusburg, me një paraqitje aspak bindëse për ish-sulmuesin e Milan Hauge, në fushë për 70 minuta dhe më pas i zëvendësuar. Të dy ekipet, autorë të një shfaqje anonime, arritën të marrin pikën e tyre të parë në Bundesligën 2021/2022 pas humbjeve në debutimin e tyre.

HERTHA BERLIN-WOLFSBURG 1-2
Humbje me përmbysje e në kohën shtesë për Hertha Berlin. Probleme për të finalizuar për ekipin nga kryeqyteti gjerman që shpenzoi shumë raste e arriti të marrë avantazhin vetëm falë një penalltie të dhënë nga Var në minutën e 59: ishte Lukebakio ai që konvertoi nga 11 metra me ftohtësi. Berlinezët, megjithatë, nuk janë bindës dhe miqtë arritën së pari të barazojnë në minutën e 74 me Bakun dhe, më pas, të përfundojnë rikthimin e bujshëm në minutën e 88 falë Nmecha.

BOCHUM-MAINZ 2-0
Fitorja e parë në ligë për Bochumin e sapo promovuar, i cili mundi 2-0 Mainz në shtëpi me golat e Holtmann (21 ‘) dhe Polter (56’). Fantastik Holtman që kaloi 6 kundërshtarë për ti dhënë avantazhin Bochum. Në mes, edhe një gol i anuluar për vendasit për një prekje me dorë nga Zoller, i parë vetëm nga Var. Performancë bindëse për Bochum, ndërsa Mainz nuk e përsëriti testin e mirë të javës së parë, që i kishte dhuruar fitoren ndaj Leipzig.

FURTH-BIELEFELD 1-1
Goditje e kundërpërgjigje mes Furth dhe Bielefeld, me miqtë që kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë me Klos dhe vendasit (të sapo promovuar) të cilët arritën të barazojnë rezultatin me një penallti në fillim të pjesës së dytë në minutën e 50. Hrgota konvertoi në gol penalltinë duke i dhënë shpresë Furth, që e pa veten edhe me një lojtar më shumë në minutën e 68 për kartonin e dytë të verdhë për Schopf në vetëm katërmbëdhjetë minuta. Por Bielefeld forcoi murin difensiv dhe pavarësisht nga inferioriteti numerik arritën të marrin në shtëpi një pikë të çmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *