• |
ide | kryesore

Fajin nuk e ka më Saliu, por Albini

Blog



Taktikë mediatike tiranase: Kur gazin e hedh zyrtari me pozitë të lartë, mirë, kur e hedh naj fukara i thjeshtë, keq. Kur drogën e shpërndan zyrtari me pozitë të lartë, mirë, kur naj fukara shet naj pesçe, keq shumë shumë keq.

Kur duhen pranuar afganët, kujtoni historinë dhe Jugosllavinë, kur duhet pranuar Bregoviçi, harroni historinë dhe Jugosllavinë.

E sidomos, media “e pavarur” duhet të shajë sipas normës së përcaktuar Albin Kurtin, që të mos mbetet hapësirë për të diskutuar mbi faktin se sivjet DASH ka raportuar se Shqipëria është parajsa e shpëlarjes së parave të drogës, kryesisht me ndërtimin që po shkatërron Tiranën dhe bregdetin. Media duhet të shajë fort Albin Kurtin, që të mos flitet për faktin se Shqipëria në vitin 2021 ka pagën mesatare më të ulët në Ballkan. Nëntë vjet Rilindje, dhe prapë pagën më të ulët në Ballkan.

Meqë Saliun e nxori nga loja Amerika, tani duhet shpikur një “armik” tjetër, që të mos flitet për varfërinë, shkatërrimin, prapambetjen dhe krimin, që po përjeton Shqipëria. Fajin e ka Albini, formula e re e zagarëve të vjetër.

Marre nga Facebook i autorit Arber Zaimi



2 Comments

  1. Nuk me shqeteson shume zhurmnajat e kapadaieve te Tiranes e Prishtines e tam tamet e zagareve te tyre, por me shqeteson fakti qe s’jane te afte te behen burra shteti. E mbesin diku midis burrave koti e burrave kurva!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *