• |
ide | kryesore

Agron Gjekmarkaj mbështet Markun, por konfirmon se do jetë në Parlament me PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komenton vendimin e Mark Markut për të dorëzuar mandatin e deputetit para se të hyjë në Parlamanet.


Teksa e cilëson largimin e tij si trishtues, Gjekmarkaj thekson se Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e pacenueshëm, si dhe njeri i vendimeve të guximshme.


Lexo më tej: 

Mark Marku dorëhiqet nga deputet dhe godet fort Bashën:”I ka braktisur dhe po i gënjen demokratët” 

Aty ku Mark Marku ka të drejtë dhe ajo që nuk mundet ta thotë: “PD e ka përmbyllur misionin e saj” 

Mes të tjerash, Gjekmarkaj iu drejtohet me një mesazh të gjithë atyre qytetarëve, që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë do të bëjë përpjekje maksimale për t’i përfaqësuar në Parlamentin e ri, si dhe për të mbajtur çdo premtim etik, që e ka bërë gjatë fushatës, bashkë me Markun.

“Ndiej keqardhje të thellë që mikun e shumë betejave të perbashkëta pse jo edhe mik jete Prof Mark Markun nuk do ta kem në krah në betejat parlamentare ! Për mua, për shumë qytetarë dhe demokratë ishte një lajm trishtues vendimi i tij për tu largur në kontekstin e arsyeve që ai paraqet me zhvillimet brënda PD ! Të gjithë atyre që nxitojnë për një shkak a një tjeter të hedhin baltë , të bëjne insinuata ndaj Markut për trille a komplekse, a thjeshtë për cmirë, ndiej detyrimin t’ju them që Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e të pacenueshem, njeri i vendimeve të guximshme të cilat lënë shije habie nga pas por edhe shumë nevojë për reflektim e meditim.Duhet të maten mirë kur i mbushin grushtat me baltë për të rënë në sy si gardian të devotshem. Largimi i tij është një lajm i keq për politiken, për Parlamentin e ri të Shqiperisë e shumë më teper për PD dhe të djathten e këtij vëndi ! Une e besoj plotesisht që Mark Marku do jete ai zëri unik dhe i paekuivok si gjithmonë në llogoren ku rrinë të gjithë ata që perballen me regjimin kleptokratik të Edi Rames !! Qytetarëve të Lezhes , Mirdites dhe Kurbinit, votuesve tanë, qytetarve dhe demokrateve ndiej për detyrë tu them perpjekja do të jetë maksimale për ti përfaqesuar për të mbajtur çdo premtim etik që sëbashku me Prof Markun u bëmë gjatë fushates elektorale për një perballje , të pashoqe, të pakompleksuar, dhëmb per dhëmb e sy per sy me qeverinë më banale e korruptive , më të keqen e më të peshtiren e ketyre 30 viteve !! Diversioni që bën sot pushteti me mediat e veta për largimin e Markut do të jetë në pak ditë një kafshatë që nuk kaperdihet për të! Do ta kenë perballë siç e kanë patur komunistet , neokomunistet , kleptokratet dhe hajdutet në keto 31 vjet pluralizem!”, thekson Gjekmarkaj.

2 Comments

  1. Nën udhëheqjen zyrtare të Lulzim Bashës dhe në prapaskenë të Sali Berishës, tashmë PD është kthyer në hije të vetëvetes dhe rrezikon që ta lërë vendin zyrtarisht pa opozitë, për shkak se shtatori ndan dhe rrugët e saj: Ose orientimin kah sjellja demokratike e një partie europiane ose kthimi i saj në një celulë terroriste anti-amerikane, ku nuk zbatohet asnjë rregull por vetëm urdhëri i liderit për emërimet, zgjedhjet, opozitarizmin dhe përzgjedhjen e aleatëve.Sahanlepirsi ekselent nuk njeh parime por vetem bythelepirje

  2. Edhe ti si Basha qenke , nuk njeh zgjedhjet , i jep te drejt dhe e mbeshtet Markun por do hysh ne parlament .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuu …….idiot qe humbisni edhe dinjitetin per pak pushtet te qelbur .
    Bravo Mark Markut . Do kellqe dhe burra kjo pune o Gjekmarkaj . O PO o JO , nuk ka PJO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu