• |
ide | kryesore

Plagosja në Shkodër/ U konfliktua me 72 vjeçarin për një burim uji, autori e përplasi me makinë dhe e qëlloi me armë gjahu

-Instant, Lajme, Të fundit



Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu shtetasi Zef Pjetri i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, është zbardhur nga policia. Blutë njoftojnë se u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në pranga të policisë ka rënë Frederik Kola, 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak. Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *