• |
ide | kryesore

Basha: Nuk ka për të qenë e lehtë, por jam i bindur që askujt nuk i mungon guximi për ta çuar deri në fund përballjen me regjimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë më të madhe opozitare në vend. Ne fjalen e tij Basha ka përmendur sërish 25 prillit duke e konsideruar atë masakër elektorale. Sipas Bashës ky është një moment përcaktues për demokracinë e vendit dhe është e rëndësishme më shumë se kurrë që përballja me regjimin të mos na largojë nga qytetarët dhe nga problemet e tyre.

Basha ka theksuar rëndësinë e hapjes dhe modernizimit të vazhdueshëm dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike duhet të jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin qytetar.

Pjesë nga fjala e Bashes

Përkundër masakrës zgjedhore, qytetarët na dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme sepse jemi partia që i shërben interesit publik, jo vetes

Të dashur vëllezër dhe motra, sfidat që kemi përpara janë te mëdha, ndaj vullneti dhe vendosmëria jonë duhet të jenë po aq të mëdha.

Ne kemi lindur si partia e njerëzve të lirë dhe ajo që na mban të bashkuar në këtë Shtëpi të Lirisë është dashuria për Shqipërinë, pasioni për të shërbyer në jetën politike të vendit tonë, pasioni për të punuar për zhvillimin dhe integrimin në Bashkimin Europian, me idetë dhe vlerat tona që na dallojnë si parti popullore Eruopiane.

Edhe pse jetojmë në kohë jo bujare për politikën, jo vetëm në Shqipëri, kur politika shihet me rezerva dhe difidencë, shqiptarët na besuan dhe na mbështetën; Edhe pse miliona euro harxhohen në propagandë kundër nesh, edhe pse asgjë demokratike nuk kishte në masakrën e 25 prillit, shqiptarët na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konrete, për vizionin tonë, për programin tonë.

Ndaj, në këtë moment përcaktues për demokracinë e vendit, është e rëndësishme më shumë se kurrë që përballja me regjimin të mos na largojë nga qytetarët dhe nga problemet e tyre. Rendin e ditës duhet ta përcaktojmë ne dhe ai duhet të jetë për shqiptarët dhe me shqiptarët.

Disa prej tyre ndoshta duan t’i qëndrojnë larg politikës, duke e konsideruar një gjë të keqe, por në fakt, përtej një interpretimi të nxituar të nxitur nga politikanë të gabuar, nëse njerëzit nuk merren me politikën, është politika që merret me ta.

Shembuj të tillë kemi plotë, nga gazi lotësjellës i pëdorur kundër grave dhe fëmijëve, te gjobat selektive, te të rinjtë që largohen ëndrraprishur për shkak të keqqeverisjes, taksat e larta apo korrupsioni që shkatërron institucionet që nuk janë të afta të japin shërbime, që fatkeqësisht mund të kushtojë edhe jetën, sikurse po ndodhë me pandeminë.

Ndaj, krahas të qenurit partia që i shërben qytetarëve dhe interesit publik, e jo vetes, kemi detyrën të jemi edhe partia që komunikon me shoqërinë, që e zhbën hendekun e pakapërcyeshëm midis njerëzve dhe politikës, që komunikon me qytetarët dhe i normalizon raportet e politikës me qytetarët.

Sigurisht duke u hapur edhe më shumë dhe duke u bërë sa më përfshirës, duke dhënë shembuj pozitivë dhe duke mbajtur gjithmonë një sjellje morale që frymëzon besim te qytetarët. Besim për të mos qëndruar pasiv, teksa Shqipëria qëndron në vend numëro, por që të zgjedhin angazhimin si mjet për të përmirësuar jetët e familjeve të tyre.

Ndaj hapja, modernizimi i vazhdueshëm dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike duhet të jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve tona të përbashkëta, për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin qytetar. Kjo kërkon angazhimin e secilit prej nesh në zgjerimin e formacionit tonë politik me përfshirjen e të gjitha grupimeve shoqërore, e të rinjve dhe të rejave, e çdo individi që beson tek demokracia, që beson tek liria dhe tek e ardhmja europiane e vendit tonë.

Nuk ka për të qenë e lehtë, por jam i bindur që askujt nuk i mungon guximi për të luftuar, për të mos u dorëzuar, për ta çuar deri në fund përballjen me regjimin.

Sepse, në fund të fundit, Partia Demokratike nuk u ndërtua nga njerëz të frikësuar. Partia Demokratike u ndërtua nga guximtarë, nga njerëz që nxitën ëndrrën për një Shqipëri europiane, që kishin këmbëngulejn e palëkundur për të çuar përpara vlerat te të cilat të gjithë besojmë dhe janë ende busulla e një kombi që kërkon liri dhe demokraci.

Kjo është Partia Demokratike, këta jemi ne, ky është edhe fati ynë dhe këtë do t’u themi njerëzve.



5 Comments

  1. E gjendur jashtë pushtetit qëndror pas tentativës së tretë radhazi përballë Edi Ramës, por dhe jashtë pushtetit vendor, pa asnjë bashki në qeverisje, përjashtuar Shkodrën ku Voltana Ademi ka mbetur si “dopiogjashta” në derë të kryeqendrës së Veriut por e “mbytur” nga një këshill bashkiak tërësisht socialist, me një kryetar real si Sali Berisha “non grata në SHBA” dhe një zyrtar si Lulzim Basha që “as të … ngre dhe as të lëshon”

  2. Askush nuk e di se cfare funksioni ka PD sot. Nje opozite si kjo nuk i duhet as dreqit. Jane

    te kenaqur qe arriten edhe nje here te ulen ne parlament. Duket se ky ka qene qellimi dhe caku i ambicjes

    se yre. Ndersa depudetet e opozites ndihen te lumtur ne arritjen e objektivane personal, populli opozitar

    eshte ne diten e tij me te zeze.. Perballe ka nje pushtet armiqesor, nje pushtet qe punon parreshtur

    per ti veshtiresuar e per ti bere jeten te pamundur ne Shqiperi me objektiv e strategji te qarte qe ne

    pamundesi per ta zhdukur nga faqja e dheut te pakten ta shduke nga Shqiperia. Sot populli opozitar

    rrezikon ekzistencen e vet pasi eshte etiketuar si armik ne dosjet e zeza te patronazhisteve te partise

    dhe opozita qe perfaqeson kete popull ne dramen hamletiane te rrosh a mos rrosh nuk mund te behet

    duke i kushtuar me vemendje lyerjes se flokeve sesa betejes opozitare.

  3. E do t’i tregoj Lulzim Bashës, se PD duhet te marre shembull nga Dashua i Lazaratit dhe te mos i vij turp të vdes për Berishën.

    Duke tentuar të tërheq Lazaratin në një betejë fillimisht politike e më pas fizike përmes trazirave që planifikon në Shtator, Berisha është duke u investuar ta paraqes atë si një viktimë e politikës së sotme amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *