• |
ide | kryesore

Vodhi ilaçet dhe pajisjet mjekësore të pacientëve me Covid-19, arrestohet infermieri i Spitalit të Korçës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar një infermier, i cili ka vjedhur në spital ilaçe dhe pajisje mjekësore të pacientëve me Covid-19, me vlerë mbi 1 000 000 lekë. Në kuadër të operacionit “Farmacia”, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi N.C., 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *