• |
ide | kryesore

Patozi: Po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Pak muaj pasi kishim humbur zgjedhjet e vitit 2013 paraqita në parlament nevojën jetike për çbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, të cilat, sipas meje, ishin përgjegjëse për degradimin e frikshëm të politikës dhe përqëndrimin e të gjithë pushtetit në pak duar.

Çudia ishte se sekëlldi më të madhe fjalët e mia shkaktuan në rreshtat e opozitës, ku në bashin e vendit spikaste bashkautori i dhe bashkarkitekti i tyre Sali Berisha. Të cilit me siguri i dhimbsej krijesa e vet, edhe pse nga fjala nuk është se vjen gjë e keqe.

Nuk e di si është ndjerë ai, kur gati 8 vjet më vonë, si të ishte zgjuar nga një letargji polare, mbi ndryshimet kushtetuese të Rama-Berishës u vërsul edhe Lulzim Basha. Por kjo ndoshta nuk ka ndonjë rëndësi të madhe tani, kur në skenë kanë dalë halle më të mëdha.

Mbaj mend që mes të tjerash kam thënë atë ditë se kështu siç po katandiset përfaqësimi politik në Shqipëri, për shkak të kryetarokracisë, parlamenti nuk do të ketë më asnjë vlerë. Madje, për të kursyer shpenzimet dhe energjitë e shpenzuara kot, do të ishte më mirë që në Kuvendin e Shqipërisë të kishte vetëm 2 deputetë dhe ata të ishin kryeministri dhe udhëheqësi i opozitës.

Por ajo që atëherë tingëllonte si satirë therëse, sot nuk ngjan më të jetë e tillë, pasi, me sa duket, po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite.

Ka pasur kaq shumë lajme për heqje dorë nga mandati këto kohë, saqë po krijohet idea sikur të bëhesh deputet në këtë vend është turp. Dhe nuk mbaron këtu. Jo thjesht se gojët e liga thonë se ky është një proces i gjatë, që do të vijojë pa u ndalur edhe me të tjerë.

Mjafton të shikosh trupat politike të dy partive kryesore, të cilat sot janë diçka mes dekorit memec dhe një skuadre shërbyesish, që duhen vetëm për të freskuar liderin. Dhe e gjitha në një sintoni të plotë, në të dyja krahët, që e bën edhe më të rëndë gjendjen, duke e përforcuar bindjen se janë dy gjysmat e të njëjtës mollë të kalbur.

Nuk po dua t’i besoj perceptimit kaq shumë të përhapur se e gjitha është frut i një marrëveshje të pistë për të ruajtur statuskuonë. Më mjafton idea e parimit të enëve komunikuese.



7 Comments

  1. Ti ke qene nr 2 i partise dhe tani flet?! Ti je nje nder njerezit pergjegjes por s’kishe “balls” te ia thoje Berishes keto ne ate kohe, i thua tani pas 13 vitesh? Per me teper ti nuk respekton familjen; shkove u martove me sekretaren.
    Kur s’te beson familja jote mos kerko te te besoje elektorati shqiptar.
    Turp te keshe, shko zhduku nga faqja e dheut, pa asnje vlere apo profesion.
    E vetmja pune qe ke ne CV eshte gazetar i nje gazete qe ka eksistuar para 10-15 vitesh si pacavure. Tani ke mbetur si peshku pa uje, dhe ndaj flet se ke nevoje per nje rroge, dhe parlamenti eshte vendi ku parazitet mund te paguhen, se nuk gjejne pune tjeter.
    Ti, Bamir Topi, Josefina Topalli, Genc Ruli, Ridvan Bode, etj duhet te zhdukeni nga ky vend, njerezit kane neveri per fytyrat e tuaja dhe dokrat pa asnje vlere. Turp qe akoma s’e keni kuptuar sa pa vlere qe jeni.

  2. Po si ka mundësi që ky palla flet akoma!!!! Por ti mor bukshkale ke qenë në poste në atë parti deri në nën kryetar!!!Si del e analizon atë vendim pas kaq vitesh apo vazhdon dhe ti në radhët e atyre që i bëjnë Amerikës majtiste!!!Po ti mor i pabesë flet tani kundër Berishës?? Një hiç ke qenë dhe i tillë do ngelesh.

  3. Ik shko thithja bilushin ati gerdalles se Surrelit o bur i degjeneruar, o i pa familje, kur u bere ti te na japesh mend?

  4. Po cfare fati te keq ka pas e ka PD,sa her fustw doren Berisha ne nje thes me p….. nxirrte te vetmin ka….. si pune ketij qe ishte mbrena,tani sa here fut doren ne thesin me k….. qe la Berisha ,lulushi nxjerr p…. e vetme qe eshte mbrena,o mush partia me k… dhe p…. si puna ketij palles dhe qefleshave,vajmedet Pd jone

  5. Ja dhe vegla e Narkomanit me citjane. Ca u be me te partin e leshit qe krijove dhe pastaj dhe dorheqjen. Bixhosci, kurvar, tradhtar sa leke more. PD e shkaterroi Lulushi duke bere lojen e Rames futesh edhe ti nga mbrapa ta besh me te sigurte. Llum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *