• |
ide | kryesore

Pakënaqësi nga radhët e gjata në Morinë, autokolona deri në 12 km

-Instant, Lajme, Të fundit



Pika kufitare e Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës vijon të mbetet më problematikja sa i takon krijimit të radhëve për të kaluar në të dy anët. Këto radhë u krijuan në momentin kur Shqipëria vendosi masa anti-Covid për personat që futen në territorin shqiptar, siç janë paraqitja e çertifikatës së vaksinimit apo ajo e tamponit negativ për Covid 19.

Si rrjedhojë e aplikimit të këtyre masave, radha e autoveturave, autobusëve dhe kamionëve që duan të futen në vendin tonë ka qenë kilometrike në brendësi të territorit të Kosovës. Qytetarët shprehen të indinjuar për situatën e krijuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *