• |
ide | kryesore

Lily Collins poston fotot e para nga dasma

-Instant, Paparazzi, Slider



Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht të martuar! Ylli i “Emily in Paris”, 32-vjeç dhe i fejuari i saj, 38 kurorëzuan dashurinë e tyre në  Dunton, Colorado. Lajmin e konfirmoi vetë aktorja përmes një postimi në Instagram.

“Nuk kam dashur kurrë të jem e dikujt sa dua të jem e jotja dhe tani ndodh që të bëhem gruaja jote. Në 4 shtator 2021 ne u bëmë përgjithmonë të njëri-tjetrit.”- shkruan Collins.

Po kaq ëmbël vazhdon deklaratën dhe bashkëshorti i cili e quan Lily-n si njeriun më bujar, mirënjohëse dhe më të bukur që ka njohur ndonjëherë.

Collins dhe McDowell, djali i aktorëve Mary Steenburgen dhe Malcolm McDowell u lidhën në 2019, por vetëm gushtin e kaluar e konfirmuan zyrtarisht në Instagram, kur aktorja postoi disa foto të të dyve në Francë, teksa xhirohej Emily in Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *