• |
ide | kryesore

Berisha sulm ballor “Lulzim Basha pazare të fëlliqura me Edi Ramën”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha u prit nga një grup simpatizantësh që thërrisnin në kor emrin e tij, teksa futej në Kuvend.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD, rroftë Shqipëria,” tha Berisha, teksa hipi mbi makinë.

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

BERISHA: I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet partinë Demokratike me pazare të fëlliqura me Edi Ramën.

Cila do jetë lëvizja juaj e radhës?

BERISHA: Do jetë lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetit, statusshmërisë, sovranitetit të PD.

Jeni penduar që e rritët Bashen në PD?

BERISHA: Këto tani janë probleme të ndryshme, por them se emergjenca është kjo, PD do rivendosë sovranitetin, statutshmërine e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në orën e parashikuar në 10:00. Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.



4 Comments

  1. Te vrane o Miti ne buze te ares oiiiii , oiiii
    Te vrau ai qe ti vete krijove , oiiii, oiiii.
    Po te ishe larguar me perpara nuk do diskretitioeshe ne kete menyre oiiii, oiiii.

    Ngushellime te tere berishianeve tru shpelare te ketij portali.

    Amerika osht nona !

  2. Hahahahaha c’teater!!
    Edhe Berisha ka bere kompromis me Ambasaden e Shba dhe Bashen!!!
    Por mendojne se mund te japin nje shfaqje komedie ne nivelet e TK!

    Imagjinoni Bashen te shese!!!
    Basha, ky prezantues i denje festivalesh!

    Urime urime….

  3. hahaha ca thiatro. o cu kenaqem. haxhi qamili dhe bythlepiresat qe kerkojn baben. si ateher kur vdiq enveri dhe enveristat thoshin: po tani cdo bejm, mori fund jeta jon. njerez pa personalitet e servila deri ne fund. hahaha. o cu kenaqem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *