• |
ide | kryesore

Mbështetësit e Berishës para parlamentit, Basha futet nga ana e Kalasë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas vendimit të kreut të PD-së, që e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, mbështetësit e liderit historik të Partisë Demokratike janë mbledhur përpara ambienteve të Kuvendit.

Mbështetësit e Berishës kanë para hyrjes kryesore të Kuvendit në tubim kundër vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërkohë, kreu i PD, i cili kthehet sot në Kuvend pas dy vitesh mungesë së bashku me grupin e tij parlamentar, ka zgjedhur të kalojë nga rruga e Kalasë së Tiranës për në ambientet e Parlamentit.

Gjatë ecjes në këmbë, simpatizantët e PD-së kanë lëshuar edhe thirrje fyese kundër Bashës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *