• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Idea e “Open Balkan” është e rrezikshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit. Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani.

Ajo tutje ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.

 



9 Comments

  1. Si do ta vonoje integrimin Europian nisma e Open Balkan ???
    Nese Open Ballkan eshte e rrezikshme, i bie qe dhe procesi i Berlinit te jete i rrezikshem.
    Kjo jep konkluzjone , por nuk jep argumentat qe e cojne ne ato konkluzjone.

    1. O Druzhe, do ta vonoje sepse po behet nje “overlaping” i nje gjeje te madhe dhe te dakordesuar me Europen sic eshte Processi i Berlinit me nje gje me te vogel dhe te izuluar dhe me KRYESROJA sepse eshte pa monitorimin dhe garancine Europiane, gje qe procesi i Berlinit e ofron.

      Qe ta bej me te thjeshte, Procesi i Berlinit iniciohet dhe monitorohet nga Brukseli, Europa , Gjermania , pra perendimi, kurse “minishengeni, apo Balkani Hapur, apo noj emer tjeter qe do i vene pas ca muajsh” do drejtohet nga dy lider autokrate si Rama dhe Vucici dhe pa mbikqyrjen dhe monitorimin e askujt. Ja ky eshte dallimi o shoku Druzhe patronazhisti.

      1. O shumezues i njeshit …. Ato qe shkruan jane kontradiktore. Open ballkan nuk e ndalon procesin e Berlinit. Nese behet open balkan nuk do te thote qe procesi i berlinit do te ndalohet.. Kjo eshte dhe arsyeaja qe Merkel e tha shume thjeshte dhe qarte. Cdo nisme rajonale qe rrit bashkpunimin midis pjesmarresve , vetem se e lehteson procesin e Berlinit. Ti e quan ‘ overlaping’ une e quaj proces pershpejtues . Procesi i berlinit do realizohet pas nja 20 vitesh. Te keshilloj te degjosh intervisten e amsbasadorit amerikan ne Kosove dhe do kuptosh se per cfare behet fjale.
        PER AQ KOHE SA ‘ OPEN BALKAN’ NUK E NDALON PROCESIN E BERLINIT , AS NUK E VONON INTEGRIMIN E VENDEVE TE BALLKANIT NE EUROPE.
        Pastaj , kur thua qe ‘ open ballkan do drejtohet nga dy autoritare Rama dhe Vucic , pa monitorimin e askujt ‘ , duket qarte se sa mendje shkurter je. Rama dhe 3 vite eshte. Ky eshte mandati i tij i fundit. Kur te implementohen krejtesisht marrveshjet e open ballkan Rama ka dale fare nga politika. Dhe pastaj , perse mos arrijme ne te bejme dicka PA MONITORIMIN e te tjereve ?
        Edhe komenti yt nuk me dha ndonje argument bindes pse open ballkan do vonoje integrimin e vendeve te ballkanit ne BE.
        Integrmii i vendeve te ballkanit ne BE eshte proces individual . Cdo shtet ka kushtet e veta, detyrat e veta dhe pranohet i vetem ne BE dhe jo si grup. Ti mendon se kur te pranohen vendet e ballkanit ne BE do pranohen te gjithe si grup ? ( Maqedonia, Mali i zi, Serbia, Kosova, Shqiperia ??? )
        Mediokritet.

      2. Merkel sot ne Bosnje.

        ”’ Sa me shume te bashkepunohet ne kete proces ( open balkan) , aq me i shpejte, me i mire dhe me i fuqishem do te jete procesi i Berlinit ”” .

        1. me fal nje saktesim .
          Jo ‘ Merkeli sot ne Bosnje’ , por pergjigja e Merkelit ndaj Zoran Tageltija dje ne Tirane , kur kryeminstri i Bosnjes i tha se ne fillim te 2022 Bosnja do te jete pjese e kesaj nisme.

  2. Bravo Vjosa. Edeh ne shqiptaret e Shqiperise e ndjejme rrezikun por na ka hypur ne qafe KM
    te pakte qendroni ju se ne na ka marre lumi.

  3. Kopili po shet, Blen Serbia.

    Kopili ka shitur te Greku dhe Serbi historikisht, tash po shet Kosoven hapur.

    Mos i besoni nje AntiShqiptari tradhtar te ndyre.

    Kopilit nuk i intereson as kosova, shqiperia e serbia bashke, do te kaloje vetem mallrat kontrabande dhe te skaduara te helmoj perdite Shqiptar e Kosovar bashke. Ky kopil eshte djalli vete. Bashkpunon me te gjithe djajt e tjere boteror per interesa te errta. Mallkuar qofte !!!

  4. Prap une o shumezues i njeshit.
    Lexo se cfare ka thene Merkel sot ne Bosnje per Ballkanin e Hapur dhe procesin e Berlninit. Eshte nje proces pershperjtues apo nje ‘overlaping’ …. E ke tek nje artikull me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *