• |
ide | kryesore

A është më e afërt me qeverinë? Ambasadorja e SHBA: Më ka dërguar Presidenti amerikan për të përfaqësuar interesat tona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka folur për marrëdhënien e saj me qeverinë shqiptare. E pyetur se si i përgjigjet kritikave që e shohin më të afërt me qeverinë, ambasadorja e SHBA tha se ‘kjo është një akuzë me të cilën përballen diplomatë amerikanë kudo në botë dhe diplomatët në përgjithësi’, por se ajo është e dërguar e presidentit amerikan për interesat amerikane..

“Shpresoj që njerëzit të kuptojnë që si diplomatë, e dini, mua më ka dërguar Presidenti amerikan për të përfaqësuar interesat tona pranë qeverisë shqiptare. Pra, ka një arsye që kur vjen një diplomat amerikan, ai ose ajo shkon tek kreu i shtetit dhe paraqet letrat kredenciale. Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rreth e qark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Prandaj takohem kaq shpesh me anëtarët e opozitës, qoftë zotin Basha apo një numër njerëzish të tjerë. Dhe kam në plan të vazhdoj të udhëtoj rreth e qark Shqipërisë sepse dua të takohem me qytetarë të thjeshtë. Dua të di se ç’kanë në mend ata. Dua të kem mundësinë t’iu shpjegoj pozicionin e SHBA atyre përballë. Dhe nëse nuk janë në një mendje me diçka që them unë, dua të dëgjoj se çfarë pyetjeje kanë dhe të kem mundësinë t’i përgjigjem drejtpërdrejt. Deri tani, kam pasur disa biseda zhbiruese dhe ndriçuese. E dini, isha në Dibër pak javë më parë kur u ngjita në malin e Korabit. Kur isha atje, takova shumë njerëz në bulevardin kryesor. Më pëlqen të eci dhe të bëj biseda të vërteta sepse jam shumë e ndërgjegjshme që kur jam në Tiranë, kam një axhendë të mbushur plot dhe çdo person me të cilin flas është dikush që e kam takuar më parë, dhe ata dinë si t’i bëjnë këto biseda. Janë shumë, nuk dua të them të stisura, por kanë një lloj modeli të përhershëm.

Më pëlqen të dal jashtë Tiranës sepse ka raste kur dikush s’ka takuar kurrë një diplomat amerikan më parë dhe janë njerëz që kanë mendimet e tyre, kanë përvojën e jetës së tyre; kur eci në Tiranë, e di që nuk është gjithë Shqipëria, që ka shumë më tepër atje jashtë saj. Më pëlqen të shkoj në male. Ua kam thënë njerëzve më parë, e dini, familja ime në Kore është nga malet më të thella, më të ftohta në gadishullin korean dhe, nuk e di nëse është ky shkaku, por ndihem në shtëpi këtu, në male. Në të njëjtën kohë, jam rritur në një ishull tropikal dhe kur shkoj në jug, në Himarë apo Sarandë, ndihem shumë rehat edhe atje. Por këto biseda janë vërtet frymëzuese dhe janë shumë informuese sepse nuk përdorin pikat që duhen thënë. Dhe kur flas me ta, as unë nuk përdor të tilla, ndaj vërtet e vlerësoj atë mundësi dhe shpresoj ta vazhdoj”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.



16 Comments

  1. Franca akuzon Biden: na ngule thikën pas shpine!
    Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Parisit u përkeqësuan gjatë presidencës së Trump dhe diplomatët thonë se ka pasur frikë në muajt e fundit se Biden nuk ka qenë i sinqertë me aleatët e tij evropianë
    Franca ka akuzuar Presidentin amerikan Joe Biden se e ka goditur me thikë pas shpine dhe ka vepruar si paraardhësi i tij, Donald Trump, pasi Parisi u shmang nga një traktat ushtarak prej shumë miliardë dollarësh që ai kishte nënshkruar me Australinë për nëndetëset, raportoi Reuters.
    Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia kanë njoftuar se do të krijojnë një partneritet për sigurinë në rajonin Indo-Paqësor, i cili do të ndihmojë Australinë të marrë nëndetëse bërthamore amerikane dhe të anulojë marrëveshjen e nëndetëseve me Francën prej 40 miliardë dollarësh.
    “Ky vendim brutal, i njëanshëm dhe i paparashikueshëm më kujton shumë atë që po bënte Trump”, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për radion Franceinfo, duke shtuar: “Unë jam i zemëruar dhe i hidhëruar. Këto poshtërsi nuk bëhet midis aleatëve”.

  2. O Kimete Lekurverdha edhe per ty do kercasin prangat për pisllëqet dhe dollarët që ke marrë nga EDROGA

  3. Shtetet e Bashkuara sot nuk janë më në pozicionin e udhëheqësit botëror, qoftë edhe kur flasim për demokracinë. Kështu që mos ndërhyjnë shumë në punët e të tjerëve, por të shohin punët e tyre të brendshme.

  4. Veprimet e ambasades amerikane, mbeshtetja e korrupsionit te rilindjes, perkrahja qe i beni njerezve to Sorrosit, gjoja refofma qe ju krenoheni si pasoje : rritja e krimit dhe pasigurise, varferia, mungesa e investimeve, papunsia, si pasoje shpopullimi i vendit ,
    Te gjitha keto po zbehin ate dashuri te popullit shqiptar ndaj Amerikes.
    Ju jeni nje nga ato qe ju ngarkojme me pergjegjesi per kete.

  5. ca komentesh idjote. po pse more copa ramakaresh, ca mendoni ju se i plas shum kari amerikes per ramen dhe se amasadoret ndjekin axhenden e rames? o njerez, sala eshte prish me gjith ambasadoret e usa, me te gjith. ka pas sherre, leje ca na ben si pro-amerikon i madh. usa nuk eshte republik bananesh si ne. ka axhend te qart me plane afatgjata. ambasadoret jan zbatus axhende. po tu cash karin te gjitheve me rradh, heret a von do ta hash ne sum. kaq, eshte shum e thjesht me e kuptu. te gjith keta i kan qi ropt me korrupsion, po ca i kan qi ropt dhe me gjera te tjera.

  6. Normale qe te shohesh interesat e shtetit tend te kabe sjell, por lerna rehat re shofim dhe ne tonat e jo te sorrave aseksual.

  7. Nuk eshte me afer me qeverine por eshte nje me qeverine kunder opozites dhe popullit opozitar.

    Cthote KM ben ambaqsadorja- cthote ambasadorja ben KM-ja. Dhe yjet rrine e veshtrojne.

  8. Kimetja eshte spiropalizu komplet. Ik mi kare se je bo si ministre pa portofol e Rilindjes. E pame dhe Ameriken e Sorrosit tend qe armiqte e betuar te Amerikes, Talenanet, i beri aleate.

    Ka goje e flet kjo qe ministrin aktual te Talebanve e kishin ne listen e terroseisteve te kerkuar dhe vune shperblim 5 milion dollare per koken e tij, tani ulen ne tavoline me te.

  9. Eshte e qart dhe e sigurt qe çdo ambasade dhe ambasador do kete lidhje me qeverite perkatese te vendeve ku jane . Eshte e sigurt qe ata do mbrojne interesat e tyre dhe vendeve te tyre . Por po aq e sigurt eshte se ju zj.Kim nuk keni qene neutrale dhe e paaneshme ne kete marreveshje . Ju akuzuat dhe i dhate “non grata” z.Berisha per korrupsion , OK . Por duke pare se sa po vjedh e po abuzon kjo qeveri dhe nuk akuzohet apo denohet njeri atehere menjehere te lind dyshimi i njeanesise apo i lobimeve te mbrapshta kundra vetem nje pale . A e dini ju zonje e nderuar qe per kete qeveri fjala korrupsion eshte gjeja me e paket qe mund ta akuzosh ? A e dine zonje e nderuar qe keta po e grabisin me dhune kete popull e kete vend dhe nuk kane as friken me te vogel ? A e dine zonje e nderuar qe ketyre horrave me pushtet çu sheh syri e bejen te tyren me nje te rene te lapsit ? Kush ja jep sigurine ketyre horrave ? Pse nuk kane frike heta horra ? A e dini zonje e nderuar se kriminelet dhe drejtuesit e politikes dhe te shtetit tashme jane nje simbioze e pandashme ? Pse nuk folet dhe ta kerkonit me force kur keta horra fallsifikuan vulen e shtetit te Delawarit ne bashkepunim me kriminelet ? Ku e gjeti guximin dhe forcen i gjati ine te prishe marrveshjen qe u be ne token tuaj biles ai edhe ju sfidoje hapur (edhe pse vete jam kunder asaj marrveshje )? Pse keta qe kane abuzuar aq keq me fondet e shtetit nuk i tremben “drejtesise se re ” ? Pse droga eshte ne çdo pellembe te vendit tim dhe ju dhe pararendesi juaj nuk ka folur ? Pse kriminelet u bene me te forte pas marrjes se pushtetit nga sekti mavi ? Pse kriminelet bejne ligjin dhe drejtojne ne kete vend , aq sa kane arritur majat e pshtetit menjehere sapo sekti rilindas e mori pushtetin ?
    Zonje e nderuar bashke me Berishen dhe femijet e tij ju i dhate “non grata” edhe zonjes Liri , a te duket normale dhe e drejte qe nje zonje (me plot kuptimin e fjales) te marre nje njolle dhe nje barre kaq te rende ? A e dini e nderuar zonje Ambasadore se ajo grua eshte simbol i urtesise , thjeshtesise dhe miresise ? A e dini zonje e nderuar se ajo grua eshte enderr qe çdo Shqiptar do te donte te kishte nenen e tij , motren e tij , vajzen e tij apo gruan e tij ?
    Zonje e nderuar nese doni ta denoni Berishen denojeni , denojeni edhe duke e akuzuar si shkaktar te vdekjes se Skenderbeun apo te Linkholnit por me pare denoni keta horra qe nuk i lane gja pa bere ketij vendi duke e vjedhur e grabitur , duke bashkepunuar me kriminel e mafioz , duke na varferuar çdo dite e me shume . Denoni keta horra qe flajes korrupsion ja hoqen kuptimin sepse tashme eshte zevendesuar nga fjala grabitje me dhune , se fjalen kriminel e kane zevendesuar pushtetar , se fjalen injorance e kane zevendesuar me profesor dhe fjalen mafioz e kane zevendesuar me fjalen i ndershem . Zonje e nderuar duke mos vepruar dhe denuar te gjitha krahet e politikes dhe sidomas sektin mavi dhe sidomos akoma te gjatin tone si strumbullar te se keqes , ju e bete vete veten te njeansheme duke na i shtuar e perforcuar çdo dite e me shume dyshimet per neutralitetin tuaj . Prandaj e nderuara zonja Juri KIM , shpata juaj qe eshte simboli i demokracise dhe i drejtesise ne bote duhet te prese sa majtas po aq edhe djathtas kush sheh se cenohet drejtesia dhe demokracia , kur sheh se e keqja po mbizoteron mbi te miren dhe kur genjeshtra mbizoteron mbi te verteten .
    Te gjitha keto qe thashe me siper , kurrsesi nuk na bene ne dyshues tek Amerika dhe Shteri Amerikan . Mirenjohja jone per kete vend do jete e pashtershme dhe e perhereshme ne jet te jeteve . Shpresoj dhe paraprakisht i kerkoj falje te Madhit Zot se mos bej blasfemi por nje gje duhet ta dish ti dhe te gjithe Shqiptaret anekend botes : Miqt me te mire te Shqiptareve dhe te Shqiperise , qe e kane dashur kete vend pa asnje interes jane : Zoti i Madh ne qiell dhe Ju ne toke .
    God Bless America !
    Zoti bekofte Shqiperine !
    Zoti bekofte Amerikanet !
    Zoti bekofte Shqiptaret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *