• |
ide | kryesore

Periudhë e zezë për Messin te Psg: tani edhe dëmtohet, nuk luan me Metz

-Instant, F1, Sport



Një periudhë jo shumë e lumtur për Lionel Messin ajo te PSG. Aventura e tij në Francë nuk filloi në mënyrën më të mirë: ende pa asnjë gol të shënuar, barazimi me Brugge në Ligën e Kampionëve dhe tensioni me Pochettinon pas zëvendësimit kundër Lyon. Tani për Pleshtin argjentinas vjen edhe ndalesa e parë për shkak të një goditje të marrë në gjurin e majtë, që do ta mbajë jashtë fushës për disa ditë, duke e bërë që të humbasë ndeshjen kundër Metz.

Rezonanca magnetike “konfirmoi shenjat e një kontuzioni kockor”, shpjegon klubi në buletinin e tij mjekësor, duke specifikuar se “një përditësim i gjendjes do të bëhet pas 48 orësh”, pas ndeshjes në Lorraine.

Messi doli nga fusha në çerekorëshin e fundit të ndeshjes së fituar kundër Lyon (2-1) të dielën e kaluar. Zëvendësimi i tij me Achraf Hakimin ndezi një polemikë të fortë, sepse asi argjentinas nuk është mësuar të përfundojë ndeshjet e tij para kohe. Megjithatëse, tekniku Pochettino e bëri të qartë se kush vendos…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *