• |
ide | kryesore

Lubonja: Si bashkëpunuan Rama dhe amerikanët për eleminimin e Berishës

-Instant, Ide, Kryesore



Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një çarçaf me meritat e mëdha të kapitenit “historik” të anijes PD, shtojnë në fund se ai duhet hedhur nga anija pasi lundrimi drejt pushtetit nuk mund të vazhdojë kështu, pasi me Berishën në anije na bombardojnë amerikanët.
“Nec plus ultra”, mos shko më tej, duket sikur i thonë ata mendimit të tyre. E kërkojnë amerikanët dhe pikë! Por a është vallë kështu? Absolutisht jo. Në këtë vendim të Lulzim Bashës ka që ç’ke me të një mendim kalkulues – fatkeqësisht të gabuar – që karakterizohet nga një hipokrizi alla shqiptarçe e katërfishtë: ndaj amerikanëve, ndaj Berishës, ndaj shqiptarëve dhe ndaj vetes. Pse e them këtë? Pasi as ai dhe as mbështetësit e tij, duke menduar me dinakëri, s’kanë ndaluar asnjë çast tek argumenti që kanë dhënë amerikanët për të kërkuar largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së: “korrupsion i nivelit të lartë” që “ve në rrezik interesat amerikane”, – që do të thotë automatikisht edhe ato shqiptare. Madje, tashmë argumenti amerikan i korrupsionit sikur është harruar edhe nga vetë amerikanët duke mbetur debati te vlerësimi i personit Berisha, aq sa Lulzim Basha ka bërë disa aludime, sipas të cilave informacione që i di vetëm ai, të bëjnë të mendosh se amerikanët kanë për Berishën prova shumë më të rënda sesa korrupsioni. Në këtë pikë vlen të shtrohet pyetja nëse vërtet korrupsioni përbën një shqetësim të vërtetë të opozitës shqiptare dhe të amerikanëve, apo është një pretekst për luftë politike – siç ka qenë këta tridhjetë vjet në Shqipëri?

* * *

Që në PD, me në krye Berishën, Bashën etj., nuk ka pasur e nuk ka impenjim të vërtetë në luftën kundër korrupsionit, kjo është provuar me kohë. Një nga karakteristikat kryesore të berishizmit (përveç shumë të tjerave, ku hyn edhe hipokrizia e shumëfishtë që po manifestojnë trashëgimtarët e tij) ka qenë pikërisht përdorimi i korrupsionit të kundërshtarit për të bërë korrupsion vetë. Nuk ka person që e kupton më mirë këtë që sot po i bie mbi shpinë, sesa dora vetë Sali Berisha, sepse është ai që e inauguroi përdorimin e korrupsionit për korrupsion në vitet ‘90 me arrestimin (edhe me mbështetjen amerikane) të liderit të opozitës Fatos Nanos me qëllim dobësimin e opozitës. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ky moment shënon një pikë kulminante të berishizmit, si forma më e egër e luftës për eliminimin e kundërshtarit që kemi njohur. Në periudhën e mëvonshme 1997 – 2013, ky mjet lufte mbeti në nivele retorike, pa arritur të bëhet agresiv deri në arrestime dhe konfiskime pronash të kundërshtarëve. Por me Ramën në pushtet, me kapjen e drejtësisë nëpërmjet së ashtuquajturës Reformë në Drejtësi, po arrijmë me shpejtësi në nivelet e berishizmit të fillimviteve ‘90, edhe pse në një trajtë më të sofistikuar dhe shumë më të vështirë për t’u luftuar. Dhe një nga vështirësitë është kontributi agresiv amerikan në këtë demagogji.

* * *

Po të lexosh analizat e përvojës së dështimit amerikan në Afganistan, siç është p.sh. shkrimi i “The Economist”, “Pse amerikanët vazhdojnë të ndërtojnë shtete klientelare të korruptuara?”, do të shohin se në vend që të çmontojnë sistemin e lidhjeve klientelare të korrupsionit, amerikanët i kanë paguar të pushtetshmit e korruptuar atje, për hir të paqes e stabilitetit. Edhe atje amerikanët kanë ndihmuar në ngritjen e një institucioni që duhet të luftonte korrupsionin, por që në fakt u dobësua shpejt nga afganët e amerikanëve. Edhe atje, kur Karzai i fitoi për herë të dytë zgjedhjet me manipulim, gëzoi mbështetje amerikane. Si përfundim, doli se kishin ndërtuar një shtet fasadë “të ngjashëm me fshatin Potemkin”, që u shkërmoq sapo ata vendosën të ikin.

Pyetja në rastin tonë shtrohet nëse amerikanët – ose ai grup lobistësh amerikanë që po përdorin etjen e papërballueshme për protagonizëm të ambasadores Kim – janë të paaftë të mësojnë nga dështimet e tyre apo e përdorin edhe ata korrupsionin me të njëjtën metodë. Të vjen vetvetiu kjo pyetje duke parë se argumenti amerikan se Berisha po ndëshkohet pasi, nëpërmjet korrupsionit, ka vënë në rrezik interesat strategjike amerikanë çalon me të dyja këmbët: si mjet dhe si rezultat. Çalon si mjet sepse, sikurse do të thoshte edhe vetë Rama i fushatës elektorale të 2013-tës, Berisha nuk ka bërë korrupsion vetë, por në sajë të ngritjes së një sistemi korruptiv, ku biznesi shqiptar, ndryshe oligarkët shqiptarë, nuk funksionojnë sipas rregullave të tregut të lirë, por si klientë të partive në pushtet – çka dora-dorës i ka shndërruar ose në kapës të shtetit duke i bërë deri deputetë e ministra, ose në të kapur prej shtetit. Ky është thelbi i berishizmit për sa i përket korrupsionit. Dhe problemi është se ky berishizëm gjatë tetë vjetëve të Ramës është fuqizuar dhe sofistikuar në nivele shumë më të larta, sepse oligarkët që akuzoheshin nga Rama për korrupsion me Berishën, sot punojnë të gjithë me Ramën, sipas të njëjtit sistem; sepse shumica e mediave të këtyre oligarkëve (apo të sponsorizuara prej tyre), deri edhe gazetarë që i kanë shërbyer berishizmit më të egër të viteve ‘90, sot i shërbejnë Ramës me të njëjtin stil. Dhe, po t’u shtosh këtyre faktin se gjatë qeverisjes Rama, krimi i organizuar ka njohur një hop cilësor drejt kapjes së jetës politiko-ekonomike shqiptare, nuk mund të mos vijmë në konkluzionin e Ramës së viteve 2013 se në Shqipëri edhe një gjerman, po të vijë do të korruptohet. Në këto kushte, çështja shtrohet: çfarë ndodh në një vend ku zor të gjesh “gjerman”, të cilit, për shkak të sistemit, të mos mund t’i ngresh dot një akuzë për korrupsion dhe ku pushtetarët nuk punojnë për çlirimin e “gjermanit” nga ky sistem, por për sundim dhe përfitim korruptiv nëpërmjet kapjes së tij? Përgjigjja është ajo që po ndodh sot me “gjermanin” Berisha: “gjermanin” e shantazhon, deri dhe e fut në burg po të doli kundër, për t’i hapur rrugë një abuzimi të pakontrolluar me pushtetin. Sulmi ndaj Berishës është bërë me këtë metodë që inauguroi Berisha në 1993.

* * *

I kthehemi edhe një herë pyetjes: a janë kaq miopë amerikanët sa Rama ka arritur t’i manipulojë apo po e përdorin edhe ata luftën ndaj korrupsionit si instrument për të mbështetur autokratin për interesat e tyre? Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po provohet se kemi të bëjmë me një përdorim të ndërsjellë. Për sa i përket Ramës manipulator, vlen të kujtojmë se përdorimin e luftës ndaj korrupsionit për të eliminuar kundërshtarët, duke përdorur ndërkombëtarët, e ka zanat të vjetër. Kujtoni “Mjaft” të Erjon Velisë, sesi lindi me mbështetje financiare ndërkombëtare ambasadash dhe fondacionesh si ai Soros, kundër ish-komunistëve të korruptuar Nano-Berisha, por që i mbajti sytë mbyllur ndaj supermekanizmit korruptiv me oligarkë ndërtues dhe pronarë mediash që kishte ngritur Rama në Bashkinë e Tiranës – aq sa i doli shprehja “një pallat, një votë”. Se kush qëndronte prapa “Mjaft”-it, sot e kanë të gjithë të qartë. Edhe rezultatin po ashtu e kemi, po e shohim nëpërmjet masakrës që po i bën krimi i organizuar qytetit të Tiranës. Eliminimi i dyshes Berisha – Meta me dorën ndërkombëtare është stratagjemë së njëjtës mendje ku, paradoksalisht, vendin e Erjon Velisë sikur po kërkojnë t’ia ngarkojnë Lulzim Bashës. Për sa u përket amerikanëve, nuk gjykoj se kanë rënë pre e manipulimit të Ramës nga naiviteti. Sepse duke parë veprimet e tyre, nuk mund të mos shtrosh disa pyetje parimore: nëse Shqipëria qenka vend kaq i pasigurt për interesat amerikane, saqë një ish-President, ish-Kryeministër shpallet armik i Amerikës, si ka mundësi që e trajtojnë këtë vend kaq të brishtë si vend të sigurt ku mund të depozitojnë armët kimike siriane për t’i çmontuar, ta bëjnë vendstrehimin e muxhahedinëve opozitarë të regjimit iranian apo të sjellin edhe afganët, ndërkohë që vende të tjera të NATO-s, shumë të konsoliduara e të fuqishme, hezitojnë për shkaqe sigurie të vendeve të tyre? Poende, nëse vërtet kanë hallin e popullit shqiptar që, për shkak të korrupsionit, po ikën masivisht në emigracion, aq sa në 10 vjetët e fundit 60000 fëmijë në moshën e adoleshencës janë braktisur qëllimisht nga prindërit nëpër Europë pasi nuk shohin të ardhme për ta në Shqipëri, si ka mundësi që nuk reagojnë fare ndaj korrupsionit të Ramës. Poende, si nuk reagojnë as ndaj Lulzim Bashës dhe mbështetësve e tij kur i shohin të vazhdojnë ta ngrenë në qiell trashëgiminë e Berishës në vend se të përqafojnë seriozisht argumentin amerikan të korrupsionit? Madje, po t’i besojmë së dhënës që qarkullon nëpër media se kanë përdorur si presion ndaj Bashës kërcënimin se përndryshe do ta shpallnin edhe atë “non grata”, a nuk na çon edhe kjo, së bashku me çka rreshtova më sipër, në idenë se ata nuk kanë hallin e liderëve të korruptuar, por se si t’i përdorin liderët e korruptuar për qëllimet e tyre?

* * *

Megjithatë, tek e fundit, përtej qëllimeve e mjeteve, që mbeten të diskutueshme, rezultati është se amerikanët – gjithmonë në kuptimin e grupit të lobistëve amerikanë që po përdorin etjen e papërballueshme për protagonizëm të ambasadores Kim – po kontribuojnë në fuqizimin dhe sofistikimin e berishizmit si në partinë në pushtet, edhe në partinë më të madhe opozitare, të cilën e kanë çuar në pikën më të dobët historike për sa i përket forcës dhe kredibilitetit. Me këto praktika, dështimi i tyre në Shqipëri është i garantuar. Madje, mund të them se tashmë ai është një realitet që nuk duan ta shohin sepse “talebanët” e kanë marrë tashmë pushtetin në Shqipëri, – kam parasysh me këta krimin e organizuar në pastrimin e parasë. Prokurori i mirënjohur italian, Gratteri, autor midis të tjerash i librit “Si Ndrageta u bë klasë drejtuese” në një intervistë të dhënë kohët e fundit, thotë: “nëse askush (në Perëndim) nuk i kundërvihet mafies shqiptare në Shqipëri, këta do të bëhen shumë të fuqishëm shumë të pasur sepse kanë mbrojtje në të gjitha nivelet dhe do të shpërhapen e të hyjnë në Evropë…”. Problemi amerikan është se ata po i trajtojnë talebanët tanë si “our son of the bitch” (birin tonë të kurvës) dhe siç e ka provuar historia, ka shumë rrezik të veprojnë kështu deri kur këta t’u bien ndesh interesave të tyre. Do të doja ta mbyllja këtë shkrim duke shtuar: prandaj është detyre e shqiptarëve të përveshin mëngët nëse nuk duan të jetojnë nën sundimin e “talebanëve” të tyre, por duke i parë shqiptarët kaq të nënshtruar dhe kaq të tradhtuar, po e mbyll duke uruar të ndodhë ndonjë mrekulli që t’i shpëtojë.

Panorama, titulli origjinal:”Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin”



36 Comments

  1. Jam i nje mendje me Lubonjen qe Berisha eshte i koroptuar. Basha mos ti mbaj per vete informatat qe i kane dhene Amerikanet per korupsionin e Berishes por ti beji publike. Derri do plumb thote populli!

    1. O idiot a e ke lexuar shkrimin apo jo?

      Lubonja, nuk akuzon Berishën për korrupsion, e akuzon se nuk e ka luftuar korrupsionin.

      Janë dy gjëra krejt të kundërta.

      Lubonja këtu ia fut kot, sepse është ndryshe ta gjesh vendin të zhytur në korrupsion, siç e gjeti Berisha në 2005, dhe që edhe pse pat premtuar se do ta luftonte, nuk e luftoi, pra që të fuste në burg, bie fjala Anastas Angjelin, që ia përmendte emrin shpesh Berisha, dhe është ndryshe të bësh korrupsion, siç bëhet sot me tendera, ppp, me abuzime me fonde publike, me pastrim parash etj etj.

      Vetëm një shembull për krahasim: Në vitet 2006 -2007 më duket, PS akuzoi ZVkryeministrin ILir Rusmajli se vëllai i tij kishte përfituar nga tenderat. Ilir Rusmajli atëherë dha dorëheqjen.
      Nuk e di a i bëri presion Berisha a ishte Stabdard i sjelljes së ministrave të Berishës , por ky është Fakt.

      Prej 8 vitesh PD në opozitë ka denoncuar me dhjetëra raste të shkeljeve dhe abuzimeve me paranë publike të ministrave të Ramës, por ata jo vetëm që nuk i gje asgjë, por,Arben Ahmetaj, psh, grdohet duke u bërë zv/kryeministër.

      Pra ky është Berisha i krahasuar me RAmën që duhet tia kujtoj Lubonjës.

  2. Disa goje te “Liga” thone se DAP do shpalle Edi Ramen “non grata”brenda vitit 2022.Atehere do shohim Rilindjen e vertete.

    1. Nese Berisha fiton dhe ja del t’ja ktheje kunder amerikaneve kete qe bene nuk do te kete me asnje lloj vlere shpallja e Rames non-grata.Nuk e di ne e kane llogaritur mire rrezikun e kesaj loje me Berishen (ndoshta e kane menduar nje plak matuf si Biden) sepse mund t’i zhvleresoje komplet mekanizmin. Berisha ishte me i papershtatshmi ne pikepamje pragmatike per t’ja bere kete gje. Ai nuk eshte nga ato lidera afrikane a arabe qe e bejne balte dhe pastaj ‘arratisen’ me shkelje syri te amerikaneve neper resorte luksi ne Dubai. Per mire a per keq Berisha eshte me shume si Asadi qe nuk e hengren dot sepse nuk u dorezua. Amerikanet na kane treguar qe gjysmen e kohes jane pragmatike si askush tjeter dhe gjysmen tjeter complete morons. Te shikojme ne kete rast.

        1. Rusia dhe Kina jane te gatshem te mbeshtesin cdo tip apo shtet qe i hap pune perendimit. Ky eshte tashme thelbi i politikes se tyre te jashtme prej 1 dekade te pakten, por Berisha nuk ka nevoje per mbeshtetje superfuqish per te disktedituar nje vendim qe nuk ka as mbeshtetje bipartizane ne amerike, gje qe eshte shume e ralle per keto raste. Berishes i duhet thjesht te behet faktor percaktues brenda vendit dhe kjo do te jete goditje komplet e panevojshme per imazhin e amerikaneve ne Shqiperi dhe rajon. Po te mendonin per interesa kombetare dhe jo lobistesh nuk kishin pse merrnin nje hap kaq percares ne nje vend me 80% te popullsise pro-amerikane. Administrata e radhes dhe keshilltaret e pavarur te politikes se jashtjme qe kane peshe atje do e trajtojne si gabim qe nuk duhet te perseritet, gje qe eshte praktike rutine , po aq rutine sa gabimet trashanike qe shpesh-here qe bejne amerikanet ne kesoj vendesh.

  3. O Luba po ste shkon fare ne mendje qe Berisha ka qene super hajdut? do thuash ti po hajdut eshte dhe Rama, ka qene dhe Nano, Meta etj, por ja pra qe Berisha sipas amerikaneve (dhe qe e dime te gjith tek e fundit) paska vjedh me shume te gjith. Po tjeter ste shkon ne mendje qe Berisha ne cdo fjalim publik ben thirrje per destabilitet, eshte person shume i rrezikshem dhe i vetmi qe ka turma njerezish qe e ndjekin me verberi. Pra Luba ste shkon fare ne mendje qe tezat qe ngrejne amerikanet jan te verteta?

  4. Qe ti besosh ketij gjakprishurit Lobonja, duhet kuraje e madhe. Ky njeri pa nje ide te qarte per ate qe thote, na fut me qellim ne qorrsokak, duke vjelle dithçka e duke qene asgje. E para rrene e pa cipe qe thote eshte qe doçi ka arritur atje ku ishte Berisha ne vitet 93, dhe rrene me qellim kur thote se dhjete vitet e fundit jane larguar nga vendi 60000 femije, por nuk thoe se tete vjetet e fundit jane larguar rreth 500000 mije shqiptare. Atehere o Tozi kush eshte problemi? Berisha qe ka tete vjet qe eshte larguar nga funksionet politike e shtetrore apo idhulli yt rrama? Je nje k -analist qe nuk i vlen kujt, vetem se kurevon me fjatet si kurve qe je. Dhe ne fund i uron shqiptareve qe te ndodhe ndonje mrekulli qe te shpetojne nga balta ku i ka futur tradhtari hajdut. Dhe kete urim ja ben shqitareve sikur ky nuk eshte shqiptar. Asnje merite Berishes per heqjen e vizave, per ndertim rrugesh, per futjen e Shqierise ne NATO, sikur kete jene gjera qe nuk kane ekzistuar. Dhe ne konkluzion kerkon te na mbushe mendjen me rrena. Berisha dhe hajduti tradhetar,jane e njejta gje.Edhe pse beri gai njezt vjet burg prape biri kopil i komunisteve ka mbetur. Ç’te thuash me? Qe ju qep Kadarese pata nja ca vitesh per ta diskredituar dhe kur ky i fundit u fut ne vathen e rrames, rrama ja ndaloi ta krtikoje Kadarene, dhe qe atehere nuk ndjehet me. Vetem per te bere rremuje ne kokat e shqiptareve ne interes te vathes se hejduteve. I shperblyer edhe ky me parat e droges. Tung o tozi pa shtylle! Je pa moral, ose imroral Shkurt mut muti!

  5. Patjeter Lubonja po na fut ne qorrsokak, ja u gjend dhe armiku I klases. Lal plehu e zbuloi.

    Ne kete parafernalian verbale s’ke argument dhe pa perjashtim te gjitha ato qe thua jane genjeshtra. Lexoi te gjitha shkrimet e Lubonjes dhe aty do e gjesh pergjigjen.

    Duhet te kishim me shume Lubonja, por mendje si ty “vrasin” mendimin e lire.

  6. Që në PD, me në krye Berishën, Bashën etj., nuk ka pasur e nuk ka impenjim të vërtetë në luftën kundër korrupsionit, kjo është provuar me kohë. Një nga karakteristikat kryesore të berishizmit (përveç shumë të tjerave, ku hyn edhe hipokrizia e shumëfishtë që po manifestojnë trashëgimtarët e tij) ka qenë pikërisht përdorimi i korrupsionit të kundërshtarit për të bërë korrupsion vetë. Nuk ka person që e kupton më mirë këtë që sot po i bie mbi shpinë, sesa dora vetë Sali Berisha, sepse është ai që e inauguroi përdorimin e korrupsionit për korrupsion në vitet ‘90 me arrestimin (edhe me mbështetjen amerikane) të liderit të opozitës Fatos Nanos me qëllim dobësimin e opozitës. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ky moment shënon një pikë kulminante të berishizmit, si forma më e egër e luftës për eliminimin e kundërshtarit që kemi njohur.

    Në këtë paragraf Lubonja ka disa gjëra që për mua janë të pavërteta ose të dyshimta.

    1-Basha nuk ka qenë kryeministër që ia vendos emrin krahas Berishës.
    2- Kryeministri nuk është organ gjyqësor, por ndikon në uljen e korrupsionit të nënpunësve tij. Në kohën e Berishës në 2005-2013 ministrat kishin njëlloj frike nga Berisha, natyrisht nuk them se ata kanë qenë të kulluar, por nqs do të kishte ndonjë rast flagrant korupsioni, pas 2013 gjyqësori i komanduar nga Rama nuk akuzoi asnjë prej ministrave të Berishës, nqs do të kishte pasur akuza dhe dënime atëherë përgjegjësi do të kishte edhe Berisha.
    3- Fatos Nanos kur e futën në burg a i nxorën prova dhe fakte apo jo, pra a e meritonte burgun, apo e futën ashtu si më duket se abuzon Lubonja në shkrim për të dobësuar PS?
    4-Nqs kur e arestuan dhe e dënuan Nanon, sipas lubonjës pa të drejtë, u kompesua me mos burgosje për korrupsion kur ishte kryeministër në vitet 1998-2005, dhe kur korrupsioni arriti një kulm të pa njohur më parë, ashtu si edhe në mandatin e 2013-sot ku korrupsini ktastrofik po e vdes këtë vend.

    Pra Lubonja për shkak të ndjeshmërisë negative që ka për Berishën, me apo padashje akuzon Berishën SE NUK E KA LUFTUAR KORRUPSIONIN, ndërsa socialistët dhe rilindasit që e kanë ngritur në sistem nuk i ngarkon me përgjegjësi, por i bie tangent.

    Pra sipas Lubonjës më fajtor është Berisha se nuk e luftoi korusionin se të majtët që pothuaj e çpopulluan këtë vend prej korrupsionit.

    Kjo e Lubonjës të kujton atë skeçin e Luftar Pajos kur i vodhën lopën, që të gjithë e akuzoni se pse nuk mbante qen që të mos lejonte hajdutin tia vjedhë, e ai ulërin: Po hajduti a nuk ka faj?!

  7. Varet si i kupton ti o ipaloqe, qe je ne rrjesht me hajdutin dhe me legenat si tozi qe paguhet per te bere rremuje ne mndjet e shqiptareve me parate e vjedhura……. te shqiptareve ; si ti ne fund te fundit! Meqe mendjet si une “vrasin” mendimin e lire; pse nuk do ta leshe te lire mendimin tim, o i shitur,??? Mendimet kunder jush; te vathes se hajduteve nuk duhet te lejohen?

  8. Di qe amerikanet vitet e fundit nuk kane fare politike te jashtme e po perkrahin qeveri jo demokratike e te korruptuara shembulli me i mire ajo e afganistanit ku ushtria edhe pse armatim anerikan nuk pranoi te sakrifikohet per ate qeveri

  9. Dakort me analizen e Lubonjes dhe nuk i heq asnje presje por pyes ,pse nuk ben ambasad amerikane dhe ne psh greqi ashtu si ben tek ne?Pse kur vjen momenti qe i dobeti ,pra populli te ndryshoje me vote , e shet voten per 30000 leke?Pse nuk ngrihet asnjeher ky popull kur cmimet ngrihen ,kur zbulohet keqperdorimi i buxhetit qe mbushet me taksat tona?
    Dhe me rezulton qe ne jemi popull balte i pakulturuar dhe ne sintoni me klasen politike ,pra hajdut dhe mafioz.
    Pa ndryshuar kulturen dhe mendimin nuk kemi gje ne vije, do heqim nje rame dhe do vejme nje rame tjefer,por meqe ra fjala ky ka per tja kaluar enverit do iki nga pushteti kur te mos doje me vete

  10. Rri o Fatos mos ja mbyt kot!
    Amerika me ate ‘non grata’ ka zbuar nga pushteti politikane e jo mos zboje nje plak afer 80-ave ne republiken e bananeve Albanistan.
    Ata kane mbajtur ne preher Sadam, Bin Laden, Ortega, Noriega, Gadafe, Pinocete etj, etj per ti bere hasha me pas e per ti hedhur tutje!
    Kjo eshte Amerika -KONJUKTURALE-
    Flakjen tej te politikaneve e ka norme ne politike dhe Edi Rama do kete po ate fat sepse Amerika ato qe mba me afer me pas i hedh me larg.

  11. “Por me Ramën në pushtet, me kapjen e drejtësisë nëpërmjet së ashtuquajturës Reformë në Drejtësi, po arrijmë me shpejtësi në nivelet e berishizmit të fillimviteve ‘90, edhe pse në një trajtë më të sofistikuar dhe shumë më të vështirë për t’u luftuar. Dhe një nga vështirësitë është kontributi agresiv amerikan në këtë demagogji”.

    Kjo fjali tregon se Lubonja mbetet antiberishë në subkoshiencë, bën retorikë dhe është kontradiktor.

    Në vitet 90 Berisha pa përvoja politike natyrisht që ka bërë gabime edhe të rënda madje, por të thuash se sot korrupsioni i rilindjes paska arritur nivelin e berishizmit të viteve 90, pra që mund të kuptohet se në vitet 2005-2013, korrupsioni i Berishës do të jetë akoma edhe më keq, dhe rjedhimisht rilindasit qenkan mjaftueshëm mirë me nivelin e korupsionit, më e pakta kjo është një LAJTHITJE, për të mos thënë ndonjë gjë tjetër.

    Pra me Ramën në pushtet po arrijmë…. pra Rama ka kohë të bëhet i keq sa Berisha.

    NUk di çfarë të them ose unë ose Lubonja jemi të çmendur.

  12. Perfundimisht, lal plehu, ofendimet dhe deklaratat pasionante nuk jane mendim I lire, por vetem shprehje patetike e mungeses se argumentit.

    Sipas teje Lubonja dhe ne te tjeret qe qenkemi dakort me nje pjese te atyre qe ai parashtron, qenkemi te shitur dhe vetem ti paske monopolin e te vertetes?? Per cilen vathe hajdutesh flet? A ka logjike mendimi yt I hallakatur?

    Nuk ka emision ku merr pjese Lubonja qe te mos flase per fatkeqesite qe e kane kapllos kete vend nen regjimin e Rames. Per 600. 000 shqiptare te ikur, per pastrimin e parave, per ndertimet pa free ne Tirane.

    Megjithate, mendoj se Lubonja nuk ka nevoje ta mbroj une. E them edhe hjehere, duhet te kishim me shume intelektuale te mendimit te lire si ai ne kete vend.

    Hajt tung.

  13. Panorama, titulli origjinal:”Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin”

    Ky është titulli origjinal

    Pra e keqja e këtij vendi sipas lubës është Berishizmi!

    Ky shkrim i Lubonjës, pavarësisht se Lapsi ia ka ndryshuar titullin është shkrim që synon të luftojë Berishën dhe jo Berishizmin.

    Lubonja në mandatin e parë të Ramës pat shkruar diku se do të ishte më mirë që Rama ti mbaronte 2 mandate se shqiptarët do ta njohin akoma më mirë keqqeverisjen.

    Tani që Rama mori dhe të tretin Lubonja indirekt, duke e pasur frikë Berishën thotë që Berisha dhe jo Rama është e keqja e këtij vendi.

    Lubonja mbetet si të gjithë komunistët i pandryshueshëm.

    Natyrisht helmin e fshehur antiBerishë nuk e kanë kapur të gjithë lexuesit, se shkrimi është i gjatë, halucinant fantazist, pa fakte e argumente.

    E keqja e Shqiptarëve është pandershmëria, mungesa e dinjitetit dhe karakterit dhe goditja pas shpine e tjetrit, veti që komunizmi na i ka injektuar në genet tona të qelbura dhe që shpalosen edhe në këtë shkrim.

    Lubonja me këto shkrime gjasme parimore në fakt bën dëm më shumë se Rama që është i kuptueshëm.

    Pa Bazet, lubonjët e tjerë mercenarë gjasme gazetarëanalistë të pavarur por që e patën mbështetur si Berishën, Nanon Ramën e të gjithë të tjerët Qeveritarët do ta kishin të vështirë të abuzonin me pushtetin

    Gjysma e të keqes që kemi e kemi nga pandershmëria e medias, gjysma tjetër prej injorantëve, dembelë e parazitë.

  14. Per komentuesin Vdekje komunizmit!

    Cfare cinizmi! Sipas teje e keqja me e madhe e ketij vendi eshte Lubonja! Dhe pastaj per t’i vene kapak gjysma tjeter e te keqes jane te gjithe shqiptaret sepse jane dembele, injorante dhe parazite. Te njejtin mendim si ti ka edhe Rama… dhe me kete I kam thene te gjitha.

    1. Një filozof bashkëkohor thotë: Shpeshherë qeveritarët nuk janë më të këqij se zgjedhësit.

      Po, janë dembelë, të gjithë ata që nuk janë kanë ikur nga Shqipëria, dembelat me votën që i japin pushtetit (si PD edhe PS), sigurojnë një vend pune me pagë minimale që nuk sigurojnë as ushqimin, jo më të tjerat.
      Sa për gazetarët këtë çuditem që nuk e di që janë mercenarë si të pushtetit ashtu edhe të opozitës.

      Lapsi për mua është një media të paktën për Shqipërinë modeli më i mirë i pavarur.(Edhe pse Bushati është i majtë e nuk e do Berishë, është shumë më i ndershëm e me integritet se lubonja e co)

  15. O lulzim o hero gjithe shqiperia ty te do. Edvini I Zi dhe Saliu jane aleate kunder partise demokratike dhe kryetarit Basha.Partia demokratike nen udheheqjen e z Basha I ka te sigurta fitoret e zgjedhjeve ne 2023,2025,2027,2029.Perpara drejt fitorjeve.

  16. Per komentuesin Vdekje komunizmit

    Aksiomat filozofike nuk jane argumente dhe aq me pak te verteta absolute. Kjo persa I perked popullit “dembel”, po ta perseris keshtu those edhe Rama.

    Ka vertete shume gazetare mercenare, por mendoj se Lubonja eshte nga te paktet, ne mos I vetmi ne kete vend qe nuk ka bere kompromise me asnje qeveri dhe nuk eshte I shantazhueshem, pikerisht per koherencen dhe integritetin.

    1. Unë të falenderoj që i ke lexuar komentet, por sot të merresh me Berishën e berishizmin e viteve 90, është njëlloj si rama kur thotë Fajet i ka Berisha. Teorikisht Berisha nuk është modeli më i mirë, por ne këtu jemi, në vendin me diktaturën më të egër komuniste, dhe nuk do ti importojmë udhëheqësit politikë, por Berisha me gjithë të metat, dobësitë, gabimet mnetet politikani i nivelit të lartë më atdhetar.

      Berisha i dytë nuk ka bërë gabimet e Berishës së parë.

      Reziku më i madh i këtij vendi është shpopullimi, që vjen si pasojë e qeverisjes së korruptuar.

      E të meresh me Berishën e viteve 90, dhe të mos meresh me katastrofën ku po shkon ky vend nga korrupsioni, më e pakta është naivitet, por Lubonja nuk është naiv.

  17. Si paranteze do thoja se tiulli me i sakte do ishte : Si bashkëpunuan Rama dhe Basha për eleminimin e Berishës .

    Disa teorema ne matematike , vertetesine e tyre e marrin duke supozuar mosvertetesine e tyre . Vertetimi fillohet nga e kunderta dmth duke supozuar mos vertetesine e saj , duke e hedhur poshte kete mosvertetesi , automatikisht verteton saktesine e teoremes .
    Perderisa Amerikanet e filluan me Berishen do te thote se ky eshte me i korruptuari , me i rrezikshmi dmth ky eshte sinjifativ i asaj qe quhet “korrupsion i nivelit të lartë” që “ve në rrezik interesat amerikane” (sipas “akt akuzes”). Tani , e zeme se Berisha edhte njeriu me i keq ne kete vend , me i korruptuari , me i rrezikshmi edhe me antiamerikani po deshet . Po ç’rrezikshmeri sjell nje njeri qe ka hyre ne vitin e nente te opozitarizmit ?
    Po ç’korrupsion mund te beje nje njeri qe ka nente vite i zhveshur nga çdo pushtet ?
    Une nuk di ta shpjegoj , biles edhe perceptimin e kam te veshtire .

    Ne luften e pare boterore Hitleri ishte korrier , biles edhe u plagos dhe per merita lufte mori edhe medalje nderi . Rastesia deshi qe propozimin dhe dekorimin ta merrte nga komandanti i tij me origjine ebraike .
    Mbas rreth 20 vitesh ai mori pushtetin dhe futi gjithe boten ne lufte . Kesaj here nuk u plagos por plagosi , vrau e shkateroi me miliona jete njerezish dhe e futi boten ne kaos total . Vrau edhe tentoi te shfaroste te gjithe rracen e atij komandanti qe ne luften e pare boterore e dekoroi.

    E dhashe kete shembull per te treguar se çdo njeri ne vetvete eshte nje mine me sahat , e dhashe kete shembull per te treguar se pushteti e tjeterson njeriun . Asnje nuk shperthen nese nuk ka pushtet dhe çdokush eshte i rrezikshem apo me sakt ka mundesi te behet i rrezikshem vetem athere kur ka pushtet , akoma me i rrezikshem nese ka shume pushtet te pakufizuar siç ka i gjati ine .

    Deri dje , kur berisha ishte ne pushtet (sidomos mandatin e dyte) , kur megjithe mend u be i rrezikshem , une kam qene nje nga kritiket me te medhenj te tij , kurse ju ambasadoret as e kritikuat e as i dhate “non grata” por e quajtet “burre shteti” . Ndresa sot qe ky njeri s’ka asnje pushtet , sot qe ku njeri nga “luan” eshte kthyer ne nje “kotele” ju i jepni “non grata” ? A ka sens e gjitha kjo ? Mendoj se jo . Atehere pse ndodhi dhe pse sot ? Une mendoj se ky nuk ishte vendim i nje mendje te kthjellet por nje lobim perversesh per ti hapur rruge pushtetit dhe megavjedhjeve te te gjatit tone mavi .
    A ka sens ti jepet Berishes non grata dhe lihet te livadhis kuçedren e parase dhe pushtetit , te gjatin tone ? A ka sens ti japesh Berishes non grata dhe te lesh te livadhis çakallin e parase “ezmerin” e gjirokastres apo gjithe çakenjt e tjere me pushtet?
    Por ajo qe me bene me shume pershtypje dhe qe nuk arrij ta kuptoj eshte se : pse “tulipani blu” , Basha , duhej te ishte pjese e kesaj maskarade , pjese e kesaj pabesie ? Ç’fiton ky mefsharak nga kjo maskarade perveç kasaphanes se PD-se dhe rrjedhimisht humbjes perfundimtare te tij ? Mire qe e beri maskaraden dhe pabesine por pse nuk merr guximin dhe te shkoje e te sqaroje bazen ? Nuk i vjen turp nga vetja qe pune qe duhej ta bente ky po e bene Berisha ? Pse ka frike nga votuesit e tij ky sharlatan kryetar ? Me ç’vota kujton se do te vije ndonje here ne pushtet kur nuk e begenis bazen dhe militantet e tij ? Ne te gjithe kete zallamahi , ky eshte me qesharaku nga te gjithe .

    Edhe pse jo puritan Berisha po e bene nje lufte , nje lufte qe me shume se atij po i sherben PD-se . Po e rizgjon PD-ne sepse ajo kishte marre rrugen e vetshkatrrimit .
    Do isha shume dakort qe Berishes ti jepej “non grata” nga USA , por pasi kete “non grata” ta kishin marre dhjetra politikan te sektit mavi me pare , ta kishin marre keta qe jane akoma ne pushtet , keta qe me kete pushtet e me keto para qe kalojne neper duar jane bere shume te rrezikshem dhe qe dita dites behen akoma edhe me te rrezikshem . I pari “non grata i keti vendi duhet te ishte i gjati ine . Ky , me gjithe keto skandale , PPP-ra , megavjedhje , partonazhista dhe sidomos me superskandalin e 25 prillit jo qe nuk u be non grata por na ngrefet si gjeli ne maje te plehut dhe na bene edhe moral . Di te me thote njeri se kush e ndal dot kete njeri qe te mos behet nje “Hitler i vogel”?

    Prandaj ne kete lufte te pabarabart , te pabese dhe meskine nga dyshja Rama – Basha une jam me Berishen . Nuk jam me Berishen per puritanizmin e tij por sepse ne radhen e “non gratave” para tij duhej te ishin shume emra te tjere qe e kane grabitur , po e grabisin dhe rrezikojne ta çojne te “tilt” kete vend . Jam me Berishen pa pushtet sepse e merr guximin per te kundershtuar pabesine dhe maskaraden e hijenave me pushtet Rama – Basha .

    P.S.
    Jam i sigurt qe ne luften brenda llojit , Berisha – Basha , Berisha do te dale fitues sepse ne kete rast Berisha eshte me te vertete puritan dhe jo me kot ka mbeshtetjen e me shume se ¾ e militanteve te PD-se . Por do te doja qe mbas fitores dhe pastrimit te figures se tij , mbas largimit me turp te Bashes , mbasi te bente rigjenerimin e PD-se , Berisha te dorehiqej perfundimisht si nga jeta politike ashtu edhe nga ajo partiake . Koha e tranzicionit mbaroi , gjithashtu edhe koha juaj politike mbaroi z.Berisha . Shijoje pleqerine me niper e mbesa pa u bere pengese per levizjen e elitave .
    Me shume se kurre , sot PD ka nevoje per ndryshime radikale , per ndryshime te verteta qe ngjallin besim dhe qe i bejne te mundur PD-se neser te vije ne pushtet dhe rrjedhimisht te bejne te mundur qe Shqiperia neser te kete prosperitet .

  18. Jam dakord me shume nga ato qe shkruan. Nje gje eshte pak, por e sigurte qe ne kete moment nuk eshte Berisha e keqja, por sekti rilindas dhe “aleanca” e tyre me Bashen.

    Megjithate kam frike se kjo perpjekje e Berishes per ndryshim, do mbetet vetem perpjekje pa arritur te ndryshoje thelbesoren: kete sistem hajnash e te korruptuarish, kete mentalitet nenshtrimi dhe servilizmi, konformizmi dhe pershtatje me te keqen, pa nerv proteste dhe kerkim llogarie.

  19. Respekt per xhaxhin enver qe ka formuar kuadro si saliu qe sot rreth moshes 75 vjec konsiderohet si e ardhmje e te djathteve.

  20. Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.

  21. Përveç takimit që tashmë është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se “Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht”, fotoja e publikuar sot vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

  22. I lumte suma Rames, merr hak per gjithe ato sharjet publike qe maloku Sali kerkonte te poshteronte jo vetem Ramen por edhe familjen e tij, duke sajuar e shpiffur lloj lloj gjerash te ulta per nderin dhe moralin e prindeve dhe familjes se Rames.
    Nqs Saliu eshte i molepsur ne afera korruptive dhe antiligjore kjo mjafton qe ai te demaskohet edhe te denohet.
    Nuk ka fare rendesi kush po ja ben, Amerika, Rama apo Basha.
    Le te behet dikush tjeter shkaktar per te nxjerre edhe pislleqet e Rames, Metes apo edhe Bashes.
    E rendesishme eshte qe ata hajdute te prones dhe arkes se shtetit te denohen.

    1. O shoku komisar, para se të dënohesh duhet të akuzohesh.

      Prej 8 vjetësh askush nuk ka ngritur qoftë edhe një akuzë kundër Berishës.

      Si mund të dënohet dikush kur nuk ka akuzë ndaj ti.

      Edhe ti vetë thua “nëqoftëse” sepse as ti nuk e di a është a nuk është fajtor, por si militant i majtë do të dënohet. këto janë dëshira që vijnë nga molepsja që ju bëjnë medjat e lidhura me rilindjen dhe vetë politikanët rilindas por edhe të tjerë që hedhin akuza ndaj kundërshtarëve për konsum politik.

      Nqs do të marrim akuzat ndaj Ramës të gjitha janë të provuara, PPP, tenderat, çmimet e larta të tenderave etj etj, por Rama nuk ka firmë te këto, ai ka përgjegjësi politike, por përgjegjësi ligjore kanë ata që kanë firmosur.

  23. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere! Dhe at’here… o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti! Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë… O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”!Nuk e ka denuar akoma njeri salihun por vetem e kane larguar o shpellkari salihut

  24. jane dosjet e CIA qe vertetojne vjedhjet,mashtrimet,kontrabanden ,vrasjet e Berishes dhe ne kohen e duhur do dalin ne drite e maloku do denohet me burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *