• |
ide | kryesore

Pesë të gënjeshtra të foltores së Berishës kundër Bashës

-Instant, Kryesore, Lajme

Ndonëse në raportin e tij me Lulzim Bashën, Sali Berisha mund të ndihet si dikush që shtë goditur ndaj shpine, ndonëse ai e kupton shumë mirë se kreu i PD-së nuk kishte këllqe ti thoshte ndal një projekti që u konceptua për të përçarë opozitën, në turin e tij nëpër Shqipëri, lideri historik i PD-së po artikulon edhe disa gënjeshtra për të cilat jemi dëshmitarë të gjithë.
Në stilin e njohur prej vitesh, për të bërë një amalgamë mes të vërtetave dhe të kundërtës së tyre për të arritur më shpejt tek qëllimi politik, doktori po synon të rishkruajë historinë e PD së tetë viteve të fundit në opozitë. Lapsi.al ka analizuar pesë prej tyre që duken më flagrantet dhe që qëndrojnë shumë larg nga ajo që sot thotë Berisha.


1)Djegja e mandateve vendim i Bashës. Unë e paralajmërova


Sali Berisha po pohon ditët e fundit në foltore se vendimi për të djegur mandatet e opozitës në parlament ishte ekskluzivisht i Lul Bashës, pa ndërhyrjen dhe imponimin e tij. Për të mbështetur këtë ai sjell në vëmendje edhe një fakt. Se ai ka paralajmëruar në mbledhjene grupit parlamentar se ky qe një vendim i vështirë, që do e përballte fort opozitën me ndërkombëtarët dhe se nëse dilte pa sukses, mund të çonte partinë drejt shkatërrimit.
Ashtu sikurse pohojnë për Lapsi.al disa dëshmitarë, kjo është e vërtetë. Sali Berisha i ka thënë këto fjalë. Por ajo që ai “harron” qëllimisht është tjetër gjë. Se ai qe i pari që hodhi në publik idenë për djegejn e mandateve. Pas një seance në parlament, ku socialistët nuk i dhanë në mënyrë të padrejtë fjalën, ai foli për këtë tezë që e përmendi më pas edhe në disa intervista TV. Ai qe propoganduesi i një ideje logjike se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira, që që shërbeu për mbështetjen e rrugës radikale.

Pra Berisha ka qenë frymëzuesi i zëshëm i këtij akti për të cilin ndonëse ka pasur ndonjë dilemë në mbledhjen e fundit të cilësi ai i referohet, e ka kërkuar dhe mbështetur vetë. Pastaj edhe në stil akti i Bashës, për ti vënë të gjithë përpara aktit të kryer, pa u konsultuar me askëndd, përfshirë madje edhe aleatët e LSI-së, më tepër i ngjan metodave që Berisha ndjek në të tilla raste.

Pra është e tepërt të thuhet se ai nuk ka qenë për djegjen e mandateve.

2)Lulit i kam kërkuar dorëheqjen në 2017

Ndonëse është e vërtetë që në disa intervista pas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, Berisha ka përmendur se standarti i tij është që kryetari që humbet dorëhiqet, kjo është shumë larg nga një kërkesë dorëheqjeje eksplicite për Bashën. Madje ai e ka përkrahur atë duke i mëshuar më shumë vjedhjes së zgjedhjeve përmes bandave dhe parave të drogës. Berisha e pranoi ngrirjen fallco të pasardhësit dhe garën e tij fasadë me Eduart Selamin duke kundërshtuar të gjithë zërat që atë kohë kritikonin shndërrimin e demokracisë së brendëshme në teatër.

3)Marrëveshja me Ramën e dëmtoi PD

Sot, Sali Berisha po fshikullon marrëveshjen okulte Rama-Basha, me pretendimin se dy partitë e mëdha, pas kësaj, bënë një fushatë kundër LSI-së duke i zhveshur PD skeptrin e opozitarizmit. Sipas tij, kjo taktikë e gabuar, që krijoi idenë se ishte Ilir Meta kundërshtari i vërtetë i Ramës, i kushtoi PD-së mbi 200 mijë vota.

Kjo në fakt mund të jetë reale, por ama kurrë më parë Berisha nuk e ka vizatuar atë që ndodhi duke e parë nga ky këndvështrim. Ai madje e mbështeti paktin Rama Basha menjëherë sapo u shpall duke i dhënë garanci pasardhësit se nuk do të kishte probleme me këtë brenda kampit demokrat.

4)Lider i thyer që zhduku brenda natës shtyllën kurrizore të PD

Eshtë e vërtetë se Berisha nuk i ka dalë kurrë në mbrojtje aktit skandaloz të Bashës për të përjashtuar natën e fundit të hartimit të listave në 2017, edhe Topallin edhe Boden edhe Patozin edhe Imamin edhe Bregun, që kishin qenë bashkëpuntorët më të afërt të tij. Madje ai u ka thënë atyre privatisht se kjo ishte një padrejtësi për të cilën ai nuk kishte qenë në dejeni. Por a mjafton kjo? A duhet të kishte ndërmarrë që atëhere lideri historik një aksion për ruajtjen e demokracisë së brendëshme, respektimin e statutit dhe të drejtën e forumeve për tu shprhur për njerëzit që do të shpien në parlament?
Me reagimin që po bën tani, kur në qafë Basha i ra atij personalisht dhe standartin e munguar kur e njëjta gjë iu bë edhe bashkëpunëtorëve, Berisha po demostron një moskoherencë të madhe parimore. Ai duket se mendon që demokracia është e nevojshme vetëm kur i shërben për mbrojtjen e vetes. Sepse kur Basha përjashtoi gjithë elefantët e partisë, ndonëse nuk e përkrahu publikisht, Berisha u kujdes që kjo gjë ti shkaktonte sa më pak telashe lidershipit të kryetarit në detyrë.

5)Pas 25 prillit Basha duhet të ikte

Ndonëse sot pretendon se Basha sërish mori më pak vota se në 2013 dhe se ai do ti kishte kërkuar dorëheqjen, Berisha u rendit pro Bashës edhe pas rezultatit të 25 prillit. Madje menjëherë sapo Bujar Nishani e sulmoi kryedemokratin si humbës kronik, Berisha nxitoi të flasë për “masakër zgjedhore” duke e zhvendosur theksin tek ideja se Basha është vjedhur dhe nuk ka humbur.

Deri në mes të majit, kur plasi bomba e “non grata-s”, Berisha nuk artikuloi asnjë sulm ndaj Bashës. Ai filloi ta shantazhojë atë vetëm pasi pa një squllje ndaj amerikanëve dhe një reagim të vakët në kundërshtim të aktit të sekretarit Blinken.

Vetëm atëherë Berisha foli për herë të parë për mundësinë e rikthimit në krye të PD me të famshmen: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Pra, ndonëse në thelb të konfliktit të tij më Bashën duket sikur Berisha ka të drejtë, në luftën politike kundër tij është shumë e vështirë të dallosh kufirin mes të vërtetave dhe gënjeshtrave. Berisha mbetet mjeshtër i përzierjes të të dyjave, për të arritur një rezultat ndoshta më të shpejtë, por jo gjithmonë më të pastër.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. Nje gje eshte e vertete dhe se luan topi Berisha eshte lider magnet kurse lylushi alumin i oksiduar,pastaj pse ju duken genjeshtra ato qe thote Berisha dhe jo veprimet e lylushit qe i ka bere mw koken e tij ,po mir more lapsi mbas kater here humbje rresht me dhune e ka mbajtur mos tw jwptw dorheqjen ky pafillua Berisha,po takimin e 17 majit pse s’e beri kurre publike se cfar diskutoj me Ramutin .Nje gje dihet boterisht qe te dy jane kelyshat e sorrosit.Eshte ajo qe ka thene Ilir Meta, qe lylushin edhe kur e pyet sa eshte ora te genjen,dhe dicka tw fundit lylushi nuk votohet kurre dhe ato vota qe jane marre merren nga Berisha dhe pd se sa per lylushin vetem Grida Duma do te vente ne parlament.

  2. Mendoj se shkrimi qe synon te quhet analize shume subjektive. E qarte se autori deshiron te corientoje publikun per te arritur konkluzione negative per te dy kryetaret e PDse , por te pakten te kishte perdorur ndonje fakt. Kundershtimet jane mbeshtetur ne hamendje.
    Mendoj qe do te ishte mire te jepni nje kontribut pozitiv me analiza te verteta dhe cilesore. Si konkluzion titulli shume interesant, shtjellimi poshte shume zhgenjyes.

    1. sepse titulli eshte per te terhequr klikimet dhe lexuesit dhe eshte me i thjeshte per tu bere, por analiza dhe shtjellimi tregon punen e cila ketu calon. opra pune e dobet, ose qellimisht e dobet

      ka gabime ne vleresim te situatave si dhe mbivleresime apo nen vleresime, te veprime apo mos veprime te doktorrit

      Kjo analize calon si dhe sido qe te jete puna, jane fjale dhe interpretime, fakti eshte qe :
      PD humbi ne 25 prill, dhe basha nuk beri asnjenga to qe tha beteja e madhe
      fakti esthe qe Lulushi spo ben opozite por po rri ne pritje
      fakti eshte qe sulmoi berishen qe bente minimalisht opoziten e vertet dhe ngrinte ceshtje serioze si ndarja e kosoves
      Basha e beri kete levizje per inters te tijin por qe bie ndesh me interesin e partise
      fakti eshte qe elektroati i PD nuk te voton kur kryetari ben gafa si djegie mandatesh, reforme territoriale, cadra, zgjedhje lokale, si dhe kur je humbes i perseritur
      fakti eshte qe keto levizje te Bashes kane vetem nje te perbashket, shkojne ne sherbim te Rames

      ky shkrim nuk leviz asgje nga e verteta basha sfiton pervecse rastit qe te leshoje rama pushtet , di gje kur do ndodhe kjo? sepse po ndodhi ska nevoje per lulzim se e merr veliaj direkt

  3. Gabimi me i pafalshem i Berishes ishte ne 1992 kur tha : Te gjithe bashkevuajtes , te gjithe bashkfajtor . Bashkevuajtes po por bashkfajtor kurrsesi . Ç’faj kishin prinerit e mi kur nuk kishin sikur nje lidhje te vetme me komunizmin dhe nomenklaturen e tij ? Ç’faj kishin te perndjekurit politik , pronaret dhe e gjithe ajka e kombit ? Nejse , mbas ati supergabimi , gabimi me i madh i Berishes eshte marrveshja e 2008-es . Kjo marrveshje e ktheu vendin ne nje sistem bipolar , njeri i merr te gjitha dhe tjetri i humbet te gjitha . Sistemet bipolare nuk funksionojne jo vetem ne vendet me pseudodemokraci si kjo e jona por as ne vendet me demokratike te europes perendimore si Italia , Greqia , Spanja etj . Sistemet bipolare funksionojne vetem ne demokracite e superkonsoliduara qe kane nje drejtesi super te pavarur dhe me nje burokraci administrative super te konsoliduar dhe apartiake siç eshte USA apo Anglia .
    Per kete arsye , dmth marrveshjes se 2008 , une kam qene gjithmone kunder tezes se “tre bandave” te Lubonjes .
    Ne vendet “paçavure” si ky i yni me politikane “paçavure” si keta tanet dhe me nje administrate super “paçavure” e tejet partiake , eshte katastrofe qe vendin ta qeverise nje parti e vetme . Qeverite duhet te krijohen nga bashkimi minimal i tre partive dhe jo te sundohemi nga nje bishe e vetme por me pare te hidhet poshte marrveshja e 2008-es dhe ndryshohet sistemi kushtetues dhe ai zgjedhor .
    Si perfundim , gabime e genjeshtra Berishes i gjene sa te duash , une mund ti gjej mbi nje mije e nje gabime e genjeshtra por problemi eshte se Bashes sado te rremosh nuk i gjeje sikur edhe nje te vertete te vetme . Nga fillimi e deri ne fund ky vetem ka genjyer dhe e sigurt eshte se perseri dhe gjithmone ka per te na genjyer . Huqi del me shpirtin thote nje fjale popullore .

  4. 1) Ka një ndryshim midis retorikës dhe vendimarrjes.

    2) Epo dhe Selami sorosist ambasade dhe ish-bashkëpunëtor i Lulit ishte, kë të emëronte Saliu? Duhet të gjente dhe kandidatët kundër apo mos duhej të dilnin e të luftonin vetë siç i takon një kandidati për kryetar.

    3) Nëse Berisha do denonconte ate pakt, PD nuk merrte as 20 deputetë në zgjedhje. Duhet pak kohezion.

    4) Thjesht nuk i bëri deputet, nuk qe fundi botës. Përveç Imamit që ndejti në parti të tjerët e treguan veten më pas.

    5) A nuk duhej të merreshin me masakrën zgjedhore në fillim e jo me garë për kryetar?

    ps: nëse gjehet si justifikim që është bërë çfarë ka dashur Saliu, atëhere është një arsye më shumë për të hequr Bashën.

  5. Dakord, por ka nje element te rendesishem qe nuk permendet. Berisha vertet nuk e ngriti zerin per perjashtimin, ama nuk sulmoi publikisht asnje nga ish-bashkepunetorit e tij te larguar nga Basha qe me pas goditen egersisht opoziten apo qe u bashkuan me Ramen. Pervec parimit politika eshte edhe ndikim. Nese keta njerez te perjashtuar ne menyre jo-parimore do kishin pasur aftesine te zhvillonin ture sic po ben Berisha me siguri ai nuk do te dilte ne mbrojtje te Bashes, sepse nuk i doli kur keta e sulmonin 365 dite.
    Pertej parimit te shkelur nuk ja vlen te krijosh diversion per te mbrojtur njerez qe nuk kane mbeshtjetje ne parti. Shkurt, Berisha po ben per veten ate qe secili prej ketyre apo te gjithe bashke duhet te benin po te kishin mbeshtetje.

    1. ueeee kuh flasin zoterinjte e betejave me.mullinjte e erës bashes ose ata që janë tek lustpagesa e propagandës së fugës

      jeni hedh në sulm me koordinim të fugës, dalin njëherësh gridarja alibeu i kushtetueses , gjekmarkaj i irfanit dhe ju bashfugshymat e rampjelljes

      yyyyyu malukatër. ju vjen goja era bythë fuga

    1. bukur bukur ! Pasardhesin e kemi po ky qyqar luli mbase pret nje kocke kur t’ia hedhin. mjere ne qe “besojme” ne demokraci , ku ta gjejme veten ketu ne memedhe!

  6. koordinim i ramës dhe bashë është i dukshem i prekshëm dhe i ndyrë

    qëllimi. opozitë pupace me refji të ramës

    ik o lulush mos na çaj bibilushin

  7. koordinim i ramës dhe bashë është i dukshem i prekshëm dhe i ndyrë

    qëllimi. opozitë pupace me refji të ramës

    ik o lulush mos na çaj bibilushin

  8. Kjo qe habit me keta gazetucet shqiptare eshte se te gjithe duan te tregohen politikuce te thekur, saqe te krijohet pershtypja se vete ata nuk mendojne se gazetaria ka dhe dege te tjera perveç politkes! Ky zavalli permned pesa genjeshtra te Berishes, por nuk verteton asnjeren prej tyre si te tille! Kaldaisiti i gazetes u be gazetar per force zakoni, ashtu se nje shprendares gjellesh ne spital i duket veteja mjek! Jeni te dhjere si mendim, po hajt shqiptaret paguajne per te degjuar ket koke shuall gazetare! Tung; o trungj!

  9. Berisha kurre nuk ka pasur moral politik, ka qene vetem nje pragmatist i cili nuk kuptonte qe ky ves i tij do ta çonte ne vetshkatarim e karjeres se tij politike e PD e perbere ne shumice nga njerez pragmatista e interesaxhi banal. S’ja vlen te analizosh Berishen, ai eshte sot nje kufome politike qe endet me kot te shpetoje veten. Eshte vone shume vone. Per mua fokusi duhet te jete te PD e jo te Saliu. Pd eshte sot nje mine me sahat qe po numeron minutat!

    1. Te fala nga tirana fieri dhe vlora

      Lulushi i rames as gruja e vet nuk i shkon ne miting as ne takim

      Ndersa rames i duhen grate e administrates fier per ti mbush

      Plus 1001 interesaxhinj ordinere

  10. Kush do ja rrasi pallen njoni tjetrit sala lylit apo lyli sales ,kjo osht qeshtja me fjal te thjeshta.Sala ka teknike edhe njef stilet si mjeshter ,lyli ka forcen e rinis dhe shkollen e perendimit.

  11. “Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu