• |
ide | kryesore

“Foltorja” në Shkodër, demokrati- Berishës: Do vritem unë për ty…jam ai që ke nxjerrë tek statusi në Facebook

Arkiva, Lajme, Të fundit



Berisha sot ishte i pranishëm me “Foltoren” e tij, në qytetin e Shkodrës, ku dhjetëra demokratë ishin mbledhur për ta pritur. Në këtë takim ajo që ka rënë në sy ishte një mbështetës i zjarrtë i Berishës i cili ka bërë thirrje që të mblidhte Kuvendi Kombëtar i PD-së për të larguar Lulzim Bashën. Madje qytetari në fjalë tha se ishte i gatshëm që të vritej vetëm që Berisha të arrinte atë që kërkon.

“Kur kam marrë vesh atë natë që të ka thënë nuk je në PD, kam qa si me qen fëmijë. Jam një ndër ata demokratë që akoma kam flamurin e PD. Prandaj mblidh Kuvendin Kombëtar. Dhe ta provojë Lulzim Basha nëse rri në selinë e Partisë Demokratike. Një ndër ata po ta bëj me be në fëmijë, do të vritem unë për ty. Se po ta them me shpirt. Më ka ardhur tre herë mikrobusi në shpi dhe kam bërë 30 ditë burg për këtë maskarenj. Për tradhtarin Lulzim Basha. Na thonin por nuk e besuam që është tradhtar. Thonim që e keni inat. Jam edhe ai personi që ke nxjerrë tek statusi Rama ik. Edhe bërtas përditë poshtë Edi Rama edhe me e dit që me vrasin. Jam demokrat dhe nuk jam shit e nuk jam ble kurrë. Vijnë njerëzit e bëjnë si me qen 100 kg.” tha qytetari.



6 Comments

  1. hhahahah injoranca nuk ka kufij, te qash apo te qeshesh me keta, o zot ki meshir per njerzimin se ka ikur per lesh

  2. Në tre takime, në dy prej tyre është thënë se ‘unë vras’… ‘vras veten’ tha njëri sot në Shkodër… Po ju them që kjo është kategoria që i shkon pas. Po të mos ketë ato Berisha, nuk del nëpër marshime. Enveri eshte gjalle brenda demokratokomuniste te salihut

  3. Duke e krahasuar me skenat bizarre (per te thene me te pakten) qe na sollen Oxfordsat e Extinction rebellion ne Londer para ca javesh, pasioni politik i ketij zoterise duket pothuajse i ekuilibruar. Politika eshte fusha sa e pasionit po aq sa e arsyes. Pasioni ne politike ka fisnikerine e vet.

  4. Pse habiten dhe kane inat mileti qe Berisha kudo ku po shkon po e pritet mire. Nga ana tjeter Rama kudo qe shkon shahet ne stadium, ne plazh, jashte shtetit kudo. Eshte i pa pranushem ky fakt po ja qe ske ci ben ky eshte realiteti o Rilindas gjysem zombi gjyesem skllever.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *