• |
ide | kryesore

“Më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeç”, shokon ish e dashura e Maradonës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish e dashura e Diego Maradonës, Mavys Alvarez, ka folur së fundmi për marrëdhënien me të ndjerin që ndodhi kur ishte 16 vjeçe.

Gjatë një interviste për ‘America TeVe’. Mavys zbuloi se futbollisti e shtyu të konsumonte lëndë narkotike.”Unë isha thjesht një vajzë e pafajshme, nuk kisha keqdashje. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe me famë. Më kishte vënë re, nuk mund t’i thoja jo. M’u duk privilegj asokohe të isha e dashura e tij.Diego më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja atë që përdorte vetë, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më i vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë të bardhën”, rrëfeu ish e dashura.Si pasojë, ajo pranoi se në atë kohë ra në varësi, nga të cilat ishte e vështirë për të të dilte, dhe konsideroi se ky ishte ‘gabimi më i madh’ i jetës së saj. “Ishte shumë e vështirë të kontrolloja varësinë time, përmes shumë halucinacioneve, erdhi një pikë ku unë kalova disa orë në spital sepse u dehidratova, dhe as nuk mund të ngrihesha nga shtrati për të shkuar në tualet”. Alvarez u njoh me Maradona-n gjatë udhëtimit  për në Kubë për të detoksifikuar nga varësitë e tij nga droga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *