• |
ide | kryesore

Britney Spears flet pas pezullimit të babait të saj nga kujdestaria:Ka shumë gjëra nga të cilat duhet të shërohem

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Britney Spears, ka reaguar pas pezullimit të babait të saj si kujdestar prej 13 vitesh.

 

Përmes rrjetit social,Instagram, Britney ka postuar një foto të një peme dhe ka treguar për ndjekësit se si ndihet emocionalisht. “Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ka akoma gjëra nga të cilat duhet të shërohem.Fatmirësisht kam një sistem të mirë mbështetës dhe po marr kohë për të kuptuar se është mirë të ngadalësosh dhe të marrësh frymë. Vetëm përmes dashurisë për veten mund të lutem, të mbështes të tjerët në rikthim”, rrëfeu ajo.Gjykata vendosi që babai i saj, Jamie, të pezullohet menjëherë teksa seanca e radhës do të mbahet më 12 nëntor.Gjithashtu, rreth 200 deri në 300 fansa të Spears u mblodhën jashtë gjykatës Stanley Mosk në Los Angeles, Kaliforni për të shprehur përkrahjen e tyre për këngëtaren



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *