• |
ide | kryesore

Kylie Minogue shpërngulet në Australi pas 30 vitesh

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja Kylie Minogue do të kthehet në vendin e saj të lindjes, Australi pas 30 vitesh që ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Një burim ka treguar për “The Mirror” se Kylie  dëshiron të jetë më shumë afër familjes së saj në kohën kur ajo nuk udhëton dhe kështu ajo do të përdorë Australinë si vend për të jetuar.”Kjo është diçka për të cilën ajo ka menduar për një kohë të gjatë. Këtë vit, kur ajo ishte në Australi për një periudhë të gjatë për shkak të kufizimeve të udhëtimeve, i dha asaj kohë të mendonte se ku dëshiron të jetojë”, u shpreh burimi. Gjithashtu thuhet se Minogue ka ndërmarrë hapa për të zyrtarizuar lëvizjen e saj, pasi ka ndryshuar adresën katër bizneseve të saj kryesore në një adresë në Hawthorn, në periferi të Melburnit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *