• |
ide | kryesore

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal të Vlorës është arrestuar. Policia njofton se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Blutë e Vlorës arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *