• |
ide | kryesore

PSG i tërbuar me Mbappé për intervistën: mund të ketë pasoja në dhomën e zhveshjes e tifozët nuk e duan më

-Instant, Sport



Intervista e paautorizuar e Kylian Mbappé, e dhënë për RMC Sport dhe l’Equipe, në të cilën ai zbuloi se kishte i kërkuar më kot klubit francez që të shitej te Real Madrid në fund të korrikut, e ka tërbuar fare PSG. Sheikët, në fakt, janë anashkaluar në këtë dalje të sulmuesit dhe kanë frikën se fjalët e tij mund të kenë pasoja në dhomat e zhveshjes. Tifozët janë gjithashtu në një pozitë lufte, të gatshëm për ta fërshëllyer ish-idhullin e tyre në ndeshjet në shtëpi.

Do të jenë javë të vështira për xhevahirin francez, që tani është në grumbullim me ekipin kombëtar të Francës dhe që, kur të kthehet nën Kullën Eiffel, do të jetë nën presion si kurrë më parë. I gjithë faji i intervistave të fundit, në të cilat ai dha versionin e tij të telenovelës së gjatë verore që nuk çoi në transferimin te Real dhe as te rinovimi me klubin parizien. Pra, nga 1 janari, Mbappé më në fund do të jetë i lirë të firmosë me merengues, gjithnjë nëse nuk ka ndryshime të bujshme. Sheikët, të cilët në fund të gushtit i thanë jo 200 milionë euro të vënë në tavolinë nga Florentino Perez, kanë më pak se tre muaj për të bindur lojtarin që të zgjasë kontratën që skadon në vitin 2022, një detyrë vërtet e vështirë, edhe pse një pjesë e stafit të tij shtyn që sulmuesi të presë pak më gjatë para kapërcimit të madh në La Liga. Presioni i Real Madridit është i vazhdueshëm, sirenat për Mbappe vijnë nga të gjitha anët dhe kjo ka irrituar drejtuesit transalpinë, në veçanti drejtorin sportiv Leonardo. Por Blancos nuk janë fare të shqetësuar për këtë gjë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *