• |
ide | kryesore

Diplo akuzohet për përdhunim seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, mund të përballet me akuza penale me pretendimet se përdhunoi një grua, sipas një raportimi të bërë nga BuzzFeed.

Producenti u akuzua nga një grua 25-vjeçare, të cilën Departamenti i Policisë në Los Angeles, nuk e identifikoi për shkak të privatësisë për regjistrimin e videove seksuale pa lejen e saj.

Zyra e Prokurorit të Qytetit të Los Angeles ka shqyrtuar akuzat për shkeljen e intimitetit dhe dhënien me qëllim të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm. “Ne po e shqyrtojmë dhe nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, tha zëdhënësi i avokatit, Rob Wilcox.

Gruaja, e cila paraqiti ankesën në tetor të vitit 2020, gjithashtu pohoi në polici se Diplo, tani 42 vjeç, e përdhunoi atë në dhomën e tij të hotelit në Las Vegas pas një prej koncerteve të tij, por asnjë akuzë penale nuk është ngritur për incidentin e pretenduar.

 Avokatët e Diplos në anën tjetër i mohuan të gjitha pretendimet që ata kishin bërë më parë në deklarata publike dhe dokumente gjyqësore, por ata thanë se letra nuk mund të citohej për konsum publik. DJ amerikan ka ndërmarrë veprimet e tij kundër viktimës së supozuar, duke siguruar një urdhër ndalimi të përkohshëm dhe duke e paditur atë për ndjekjen, shkeljen dhe shpërndarjen e materialeve private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *