• |
ide | kryesore

Filmi i Princeshë Dianës mer kritika të forta

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas premierës, ekspertët mbretërorë e kanë cilësuar filmin e ri të Dianës si mizor.

“Me rolin kryesor që e luan Kristen Stewart, i heq princeshës së ndjerë respektin dhe dinjitetin e saj. Filmi Spencer e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William”, thonë ekspertët mbretërorë.

Ndër të tjera, ata kanë thënë se djemtë e së ndjerës, Princat William dhe Harry do të shqetësohen nga skenat në këtë film ku tregohet Diana, e cila ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.

Në pjesë të tjera detajohet bulimia dhe madje përjeton halucinacione për vdekjen e saj.

“Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Ata do ta kenë të tmerrshme që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”, tha Ingrid Seward.

Në këtë film, Diana përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative.

E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume luksoze, në këtë film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

Për më shumë detaje mësohet se “Spencer”, nga Neon dhe Topic Studios, do të dalë në kinema më 5 nëntor.

Së bashku me Stewart, kasti përfshin Sally Hawkins; Olga Hellsing si Sara, Dukesha e Jorkut; Amy Manson si Anne Boleyn; dhe Niklas Kohrt si Princi Andrew. Skenari u shkrua nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *