• |
ide | kryesore

Plani qeverisë, Rama: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin qeverisës për mbrojtjen nga kriza energjitike, duke thënë se ky nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël.

Rama ka mohuar pretendimet e opozitarëve që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet. Ai ka thënë se Shqipëria e shet më lirë energjinë, kur tërë rajoni rrotull nesh, nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, në mënyrë që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë apo që të mos përmbysim fushat e mbjella.
Ai tha se Shqipëria blen shtrenjtë energjinë sepse ne dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante për shkak të thatësirës.
Edi Rama: Ne duhet ta dëgjojmë më shumë njëri – tjetrin dhe ju duhet ta dini e ta kuptoni, se unë nuk jam këtu, as për t’jua bërë jetën më të vështirë, as për t’ju thënë që s’kemi ç’i bëjmë tërmetit, se na doli jashtë planit financiar, s’kemi ç’i bëjmë pasojave të virusit, se nuk jemi as Amerika as Gjermania, s’kemi ç’i bëjmë shumëfishimit të çmimit të energjisë në bursë… Unë nuk jam këtu as për t’ju thënë se 30 vjet më parë zgjodhëm kapitalizmin, kështu që kush ka le të paguajë, kush s’ka le të rrijë në errësirë… Jo këtë s’kam për ta bërë kurrë!
Por ama unë s’jam këtu as për t’i rënë me top arkës së shtetit, që askujt të mos i dhembi koka sot, pa punë e madhe se rrëzohemi të tërë nesër, siç jemi rrëzuar në fakt pasi ata përpara, ju thanë kapitalizmi është fushë me lule, hidhini lekët për të ndërtuar te Lana, hidhini kursimet për t’u pasuruar te Vebiu, hidhini fëmijët për t’i diplomuar te Vitrinat, lidhini fijet për t’u furnizuar tek shtylla e neonit, hidhini faturat pa paguar, bëjini hesapet pa menduar!
Unë s’jam këtu as për të heshtur, kur më thoni që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet, po ne e shesim lirë jashtë, që pastaj ta blejmë shtrenjtë për të vjedhur; sepse në fakt jo, Shqipëria nuk e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet.
Dhe ne e shesim lirë, kur tërë rajoni rrotull nesh, nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë apo më keq akoma, që të mos përmbysim fushat e mbjella duke e mbajtur kapicë, ndërsa e blejmë shtrenjtë; sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante për shkak të thatësirës.
Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që prej 50 vjetësh rrinte në sirtar, që të kemi një rezervuar ujëmbledhës në kaskadën e Drinit, ku ujin e tepërt sot që kemi shi, ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.
Unë s’jam këtu për të bërë sikur nuk dëgjoj, as kur më thoni që ne e prodhojmë vetë naftën që na duhet, prandaj duhet ta kishim më të lirën në botë, jo më të shtrenjtën në rajon; sepse ne fakt jo, ne nuk e prodhojmë dot në vend naftën që konsumojmë për automjetet tona, pasi nafta jonë është naftë e rëndë, e cila shitet jashtë për nënprodukte, kryesisht bitum, ndërkohë që Shqipëria importon 600 mijë ton naftë në vit për diesel e benzinë.
Dieseli dhe benzina po, janë më shtrenjtë këtu se në rajon, sepse sa herë duhet ta përsërisim akoma, në çmimin e naftës që ju blini në benzinatë, është brenda edhe taksa e qarkullimit, të cilën në rajon e paguajnë veçmas, siç është brenda edhe një taksë karboni, sepse po, mjedisin nuk e ndotin as pensionistët, as invalidët, as ata me ndihmë ekonomike e as fëmijët, po automjetet dhe për t’u kthyer tek mbështetja për ta, si dreqin mund t’i mbështesë qeveria ata nga arka e shtetit, nëse kush ka më shumë nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë nuk paguan më shumë, kush do edhe më shumë nga kjo shtëpi e përbashkët, pretendon të japë më pak për buxhetin e saj.
Megjithatë, sot që flasim, meqë shumëkush ankohet se çmimi i naftës është rritur përtej çdo imagjinate, le të kthehemi përsëri tek faktet.
Eshtë sot më e shtrenjtë apo sidoqoftë më e lirë se ç’ishte deri në vitin 2013 dieseli e benzina?
Qeveria dje ishte e keqe dhe kjo sot është e mirë, se kjo të them të drejtën dihet, po në këtë rast kjo tregon se tregu është treg, çmimet në treg janë çmime në treg, e kush ankohet është në të drejtën e vet, por nëse nuk harron faktet e djeshme, nuk ka se si i gjykon drejt faktet e sotme.
Gjithsesi, thënë të gjitha këto, as më shkon mendja t’ju them tani, që meqë 30 vjet më parë zgjodhëm ekonominë kapitaliste të tregut, në vend të ekonomisë komuniste të planit të shtetit, dilini zot vetë edhe çmimit të shumëfishtë energjisë.
Sepse siç e kuptoj unë të paktën, detyrën e shtetit në këtë sistem, ku vërtetë shteti nuk është Zoti në tokë dhe ku çdo individ duhet t’i dalë zot vetes, detyra jonë si qeveri e këtij shteti është ndër të tjera, të jemi shoku i mirë në ditë të vështira, për të gjithë ata që jo për fajin e tyre, nuk janë në gjendje t’i përballojnë vetë sfidat e jetës, e as pasojat e krizave të kësaj natyre, jo e jo.
Por duke e refuzuar kategorikisht çdo pretendim e çdo ide, se kjo krizë e rëndë nuk ka lidhje me Shqipërinë, e duke ju thënë se kjo është për ne një krizë që në aspektin financiar, mund të jetë për këtë shtet deri edhe po aq sfiduese sa pandemia, me pasoja monetare ku e ku më të rënda për vendin, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat, jo vetëm si qeveri po si bashkësi qytetarësh të vetëdijshëm, ju them edhe që plani ynë i kundërveprimit, nuk parashikon as rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e për biznesin e vogël, as ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike në shkallë vendi.
Stuhia e kësaj krize, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, po edhe në gjykimin e disa qeverive mike, me të cilat jemi konsultuar, për si e shohin e qysh duan ta adresojnë krizën, parashikohet ta ketë fazën e saj agresive deri në fillimverën e ardhshme.
Kjo do të thotë se plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhë, ndërkohë që qeveria po përgatitet edhe për një konsultim kombëtar brenda këtij viti, me të gjithë ju, ku do t’ju kërkojmë të na jepni opinionin tuaj mbi këtë çështje, po jo vetëm mbi këtë çështje.



19 Comments

  1. Shikoni cfare thote ky -psikopati-qe Nafta jone qenka e rende -e perdorin per -Bitum-dhe nenprodukte te tjera.-Asfaltuakan rruget me naften tone o -droguar -deri dje me se punonin traktoret ,kamionet -audobuzet ,tere automjetet me -bitum-Mos i shperdoro leket per bojra fasadash ,per lluks -dhe per te mbushur xhepat e sojit dhe sorollopit tuaj ,por investo ,ngri nje -Rafineri-Nafte -moderrne .Se vendi yne ka -burime nafte sa te duash o i mete nga trute.

    1. Qe ai eshte psikopat kete nuk e luan topi, por mos u bej edhe ti si ai. Nafta e shqiperise eshte me te vertete me shume squfur dhe eshte shume e shtrenjet per ta perpunuar. Shqiperia ka burin nafte vetem ne marinez te tjerat jane ufje..

  2. Mjat qe dole dhe ngrite alarmin!
    Bej babaxhanin sa te duash tani – asgje s’e ndal rrtjen e pergjithshme te cmimeve, o bastard sorosian!

  3. meqenese do opinionin tone po ta japim : Emergjenca dhe kriza vjen ne radhe te pare nga korrupsioni

    juaj, i rilindasve tuaj, i administrates e partise tuaj qe sic ka deklaruar Departamenti i Shtetit, ky

    korrupsion eshte kapilar ne te gjitha deget e qeverisjes. Ju nuk e shpiket, dhe as nuk e sollet ko-

    rrupsionin , por ju e gjetet dhe ngritet ne nivele te papara kurre me pare, ju e kthyet korrupsionin

    ne artin e qeverisjes. Ju njehsuat partine me shtetit duke i bere nje dem te madh e ndoshta te

    pariparueshem kohezionit dhe bashkejeteses . Sot te pakten gjysma e popullit sheh tek shteti juaj

    jo aleatin e tij te natyrshem per te cilin paguan taksa nga me te lartat ne bote, por sheh kundershtarin

    e shpesh armikun e tij me te keq. Kesaj nuk i thone te qeverisesh por te sundosh.

    Edhe nga pikepamja ekonomike ju nuk keni bere asgje qe Shqiperia te rrise kapacitetet energjitike

    e prodhuese por e keni adresuar ekonomine nepermjet lejeve te ndertimit ne ndertimin e kullave e

    ne betonizimin e qyteteve ,kryesisht te Tiranes duke stimuluar nje ekonomi parazitare dhe nje

    rritje ekonomike fiktive qe si sherben askujt pervec oligarkeve dhe kastes suaj. Ju padyshim jeni

    nje njeri inteligjent. Asnje njeri nuk mund te arrije ato nivele pa qene i tille. Por ju kete inteligjence

    nuk e vute ne sherbim te shtetit, te popullit, ne permiresimin e gjendjes ekonomike e prosperitetin

    e Shqiperise, por ne sherbim te pushtetit tuaj, te partise tuaj, ne sherbim te pasurimit tuaj e te miqve

    e bashkepunetoreve tuaj, duke rrenuar prespektiven e shpresen e shumices se shqiptareve per te

    ndertuar jeten ne Shqiperi. Ju mund te rrini ne pushtet deri sa te mbyllni syte si Enveri, apo Rilindja mund

    sundoje Shqiperine me shekuj si osmanet por kjo nuk do te thote se populli do te qeveriset nga ju ,por

    se populli nuk eshte i afte te shkund zgjedhen tuaj, ashtu si per 500 vjet nuk ishte i afte te shkund

    zgjedhen osmane dhe mbeti 5 shejuk prapa zhvillimit europinan e boteror.

  4. Ik ore byth qiri i poshter, super mashtrues, kush te beson ty ore gerdall plak matuf.???????

  5. Faleminderit deklaratës së Berishës dje në Elbasan!
    Ja ka frikën atij!
    Ndryshe sot do të kishte rritje çmimi.
    Duket se më në fund, kemi opozitë.

  6. derisa tek familjaret dhe tek biznesi i vogel sdo kete rritje i bie te kete tek i madhi ,rrjedhimisht cmimi i produkteve do te rritet dhe dihet qe ate diference gjithsesi do e paguaje konsumatori fundor ,pra familjet .
    Te shpresojme te mos jete aq e madhe dhe te shpresojme te mos zgjase shume gjate .
    Ndoshta ne nje te ardhme me ndertimin e skavices situata energjitike shqiptare do ndryshoje pasi rezervat e ujit do jene me te medha sesa jane sot e sdo kete nevoje te shese kur skaku embam pasi rritet siperfaqja e depozitimit duke pasur nje hec me shume ne kaskade …..

  7. Rama: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël
    Kjo e ka kunjin brenda dhe litarin jashte . Nuk ka rritje çmimesh per konsymatoret por çmimi do te ngrihet.
    Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa …P*çk dhie je o pallosh . Hallall kur gjen qorra dhe livadhit si njeri i padukshem .

  8. O–ELVIS-TRIMI ,PASKE MBARUAR NE –OKSFORD-PER NAFTEN TI .PO DERI DJE NJE -RRANGALLE-ISHTE NE -BALLSH-DHE E PASTRONTE -NAFTEN-.Sa per mend ti je njelloj si ai me duket .qe kur na mban -isot-e tyre.

    1. Nuk behet opozita me budallalleqe! Deri dje ishte rafineria, dhe nafta nuk bente per makinat, por vetem per rrangallat e Kines. Nese ti sikurse edhe Rama me te vetet , propozon te kthehemi tek kina nuk kam c’them. Sa per % e squfurit mjafton te lexosh analizat qe te mos besh propagande! A, fjalet nga njera tjetra ndahen me “space” jo me “-” Mire mbec

  9. Sali Berisha ka pretenduar deri para shpalljes së formularëve të dekriminalizimit se e ka ditëlindjen më 15 tetor.

    Shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974 kur forcoi lidhjet me ish-regjimin dhe mori detyrën e sekretarit të partisë.

    Në 16 tetor festohej ditëlindja e Enver Hoxhës dhe në 18 tetor ajo e Ramiz Alisë.

  10. Sali Berisha ka pretenduar deri para shpalljes së formularëve të dekriminalizimit se e ka ditëlindjen më 15 tetor.

    Shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974 kur forcoi lidhjet me ish-regjimin dhe mori detyrën e sekretarit të partisë.

    Në 16 tetor festohej ditëlindja e Enver Hoxhës dhe në 18 tetor ajo e Ramiz Alisë.

    1. Po ik o bole se ti as per nje sufllaqe svlen..pse e con kot jepja nonje hallexhiu qe tpakten ben koment me lidhje..

  11. Kush esht ky qe di se si do shkoje cmimi..ca ka pa filxhan apo horoskop. I bje qe cmimi te jete i stisur nga ky maskara dhe zagaret qe i vene prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *