• |
ide | kryesore

Organizonin lojëra fati në Kuçovë/ Vihet në pranga 26-vjeçari, tjetri shpallet në kërkim

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe në kuadër të këtij operacioni ka vënë nën pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër. Blutë kanë konstatuar në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online. Sipas policisë, në pranga ka rënë Xh.H., 26 vjeç, i dënuar më parë për këtë vepër penale dhe u procedua penalisht E.H., 29 vjeç. Atyre iu sekuestruan 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *