• |
ide | kryesore

Pas aksionit në veri, Vuçiç arrin në Rashkë

-Instant, Lajme



Pas tensioneve në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shkuar në Rashkë, ku pritet të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në kazermat lokale të ushtrisë serbe.

Ai do të vizitojë njësitë e Ushtrisë Serbe në kazermë, dhe gjithashtu do të vizitojë njësitë e xhandarmërisë. Vizita e Vuçiçit në Rashkë vjen pas aksionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, ku u përballën me protestuesit serb të cilët kundërshtuan aksionin e policisë duke i gjuajtur me gurë, gaz lot sjellës e gjësende të tjera

Aksioni i Policisë së Kosovës që filloi mëngjesin e sotëm kishte për qëllim luftën kundër kontrabandës në disa lokacione dhe komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë këtu edhe Mitrovicën jugore e veriore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *