• |
ide | kryesore

Nahet nga jeta ambassdor Rama, ish kryediplomati i Shqipërisë në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot ne oret e para te mengjesit u shua në moshën 70-vjeçare nga një sëmundje e rëndë diplomati i karrierres dhe ish ambasadoi ynë në Kosovë Bashkim Rama.
Diplomati Bashkim Rama ka një karrierë të gjatë 40 vjeçare në diplomacinë shqiptare duke qene dhe ambasadori i Shqiperise ne Kosove.

Ai ka punuar si Drejtor i Akademisë Diplomatike, Ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë(1980), Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Gjermani(1981), President i Delegacionit të Republikës së Shqipërisë në UNESCO(1987), Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë (1988), Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Ad Hoc i Republikës së Shqipërisë në Sofje (2002), Drejtor i Drejtorisë së rajonit dhe vendeve fqinje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe është një prej njohësve më të mirë të situatës në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikë dhe diplomaci, profesor i teorisë dhe praktikës diplomatike në disa universitete në rajon, si dhe rektor i Universitetit ndërkombëtar të Strugës.

Së fundmi, ambasador Rama ishte dhe i ngarkuar special i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për marrëdhëniet me shqiptarët në rajon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *