• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Brenda shtëpisë së shkumbuar në “Astir”, nëna ndërroi jetë, djali në gjendje të rëndë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava Osmenaj dhe djali i saj 36-vjeçar janë hedhur nga dritarja.


62-vjeçarja nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, ndërsa i biri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimtë ose nga pakujdesia 36-vjeçarit, që vuante nga probleme të shëndetit mendor. Banorët e pallatit shprehen të tronditur për ngjarjen, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe apartamentin përballë.

Ngjarja ka alarmuar edhe më shumë banorët për faktin që pallati nuk kishte shkallë emergjence dhe nëse zjarrfikësja nuk do kishte ndërhyrë në kohë, tragjedia do të ishte edhe më e rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu