• |
ide | kryesore

Inter-Juve, të rejat e fundit në formacion: Inzaghi e Allegri, tre ndryshime në krahasim me Champions

-Instant, Sport



Takimi është lënë për në orën 20.45 në San Siro, për një nga ndeshjet më të pritura në Serie A: derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit. Ja dyshimet e fundit mbi formacionin që Simone Inzaghi dhe Max Allegri do të duhet të zgjidhin në këto orë. Në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 9 të kampionatit, Inter dhe Juve përballen me njëri-tjetrin në San Siro me teknikët që, pas Champions, janë të tentuar të bëjnë tre ndryshimë në secilën anë.

INTER — Simone Inzaghi do të mbajë me vete deri në momentin e fundit dyshimin që e shoqëron para derbit italian: kush mes Calhanoglu dhe ish-juventinit Vidal do të kompletojë mesfushën? Disa shanse i ruan edhe Vecino, por sfida për një fanellë është mes turkut të rikuperuar dhe kilianit të hiper-motivuar nga Juventusi i “tij”. Tekniku i zikaltërve do të vendosë vetëm pas kontrollit të sotëm: nëse Vidal do të nisë titullar, atëherë edhe Federico Dimarco ka të ngjarë të kthehet në garë për ta nisur nga fillimi. Majtoshi mund të zërë sërish vendin e Bastonit si i tretë i mbrojtjes i ngarkuar për tu “ngjitur”, ose atë të Perisicit si anësor i të gjithë krahur. Ndërkohë dje skuadra është pritur në Pinetina nga rreth njëqind tifozë e, më pas, në mbrëmje ka darkuar me drejtuesit. E sot në San Siro nuk do të jetë Correa, i cili u largua nga grumbullimi për shkak të një lodhje muskulore: argjentinasi duhet të kthehet që të mërkurën në Empoli.

JUVENTUS — Max Allegri nuk i ka përfshirë Kean dhe Rabiot në të grumbulluarit: lodhje muskulore për Moise, pasoja të Covid për Adrien. Thirrja e parë ndërkohë për Paulo Dybala, i cili duhet të ulet në pankinë: fanella e titullarit nuk është e mundshme, por nuk është për tu përjashtuar 100% (dhe për më tepër, Allegri tha se do të vendosë këtë mëngjes). Dyshimi i madh është në qendër të mbrojtjes: De Ligt, Bonucci dhe Chiellini luajnë për dy fanella. Parashikimi: Chiellini pritet në fushë, Bonucci dhe De Ligt luajnë për vendin tjetër. Për pjesën tjetër, bardhezinjtë shkojnë drejt një 3-5-2 në fazën e zotërimit të topit, i cili bëhet 4-4-2 kur Juve mbrohet. Historia e Allegrit tregon, se në lojëra si kjo, lëvizja surprizë është gjithmonë e fshehur, por ndryshimet në krahasim me ndeshjen e së mërkurës kundër Zenit duhet të jenë tre, me Cuadrado përsëri në të djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *