• |
ide | kryesore

Përplasen 2 makina në “4 rrugët e Shijakut”, 8 të lënduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut” mbrëmjen e kësaj të enjteje. 2 automjete janë përplasur me njëri – tjetrin për shkak të shpejtësisë. Raportohet se janë lënduar 8 persona, por pa rrezik për jetën.

“Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” – raporton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *